• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

BASKETBOLL

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
LV
0
 
Basket, Constantinides: Ndaj Austrisë duam fitore
Kombëtarja Shqiptare e Basketbollit, do të nisë këtë të Mërkurë ndeshjet eliminatore për Botërorin e vitit 2019-të. Kuqezinjtë e koshit janë shortuar në Grupin B, së bashku me Austrinë dhe Holandën. Djemtë e drejtuar nga trajneri Antonis Constantinides gjatë kësaj periudhe kanë zhvilluar dhe 5 takime miqësore, të cilat i kanë humbur, por tekniku qipriot nuk shqetësohet shumë nga ky fakt, pasi është i përqëndruar vetëm te sfida e parë me Austrinë.

“Në ndeshjet miqësore nuk ka rëndësi rezultati përfundimtar, këto ndeshje janë për trajnerin dhe lojtarët, për të parë aspektet pozitive dhe negative. Ishin ndeshje miqësore interesante, 2 ndaj Kosovës dhe 3 në Armeni. Pamë atë që duhet të përmirësojmë, për të qënë gati për të Mërkurën kundër Austrisë.”

Por çfarë pret trajneri 42-vjecar nga ndeshja me Austrinë, që do të luhet në Parkun Olimpik të Tiranës, në sallën e “Feti Borova”.

“Ndeshja me Austrinë na intereson, pasi kjo është ndeshja që duhet të fitojmë. Për ne është si një finale, nëse fitojmë këtë takim, kemi shumë mundësi të kualifikohemi për në Botëror, pasi përvecse do të humbasim rastin për t’u kualifikuar, njëkohësisht do të shkojmë edhe në divizionin e dytë si kombëtare.”

Shorti për Kombëtaren Shqiptare nuk ka qënë i lehtë, pasi i ka vendosur kuqezinjtë e koshit përballe skuadrave të forta si Austria dhe Holanda. Trajneri qipriot është i vetëdijshëm për vështirësite e këtyre sfidave, edhe pse është optimsit se në Tiranë mund të arrijnë rezultate pozitive.

“Sigurisht që Austria dhe Holanda janë skuadra më të mira se sa ne, me më shumë eksperiencë, por ne jemi përgatitur për këto sfida, dhe do të japim më të mirën tonë, hap pas hapi, duke filluar që nga ndeshja me Austrinë të Mërkurë. Këtu ne kemi mundësitë tona, duhet të “luftojmë” kundër tyre për të fituar ndeshjen.”
 
View attachment 1089



Sllovenia shpallet kampione e Europes
Sllovenia mposhti në mënyrë dramatike përfaqësuesen e Serbisë, duke fituar titullin e parë kontinental, në kampionatin evropian të basketbollit për meshkuj. Skuadra e Igor Kokoskov ishte qartësisht skuadra më e mirë e finales, megjithatë Sllovenia pati nevojë për atë shpërthim të casteve të fundit të ndeshjes për të zmbrapsur edhe kthimin befasues të Serbisë. Finalja e madhe e edicionit të 40 të këtij aktiviteti u zhvillua në Pallatin e Sportit Sinan Erdem të Stambollit, përpara 12.095 spektatorëve dhe pas koshit të parë të ekipit serb skuadra e Sllovenisë kryesoi me rezultatin 7-4. Ekipi i Sasha Djordjevic reagoi menjëherë dhe për rrjedhojë falë yllit Bogdan Bogdanovic Serbia udhëhoqi 18-13, rezultat që përbën njëherësh edhe avantazhin më të madh të përfaqësueses serbe në këtë finale. Goditjen e parë Sllovenia e lëshoi në mesin e pjesës së parë, kur ekipi i drejtuar nga 45-vjecari nga Vojvodina ktheu me një break 7-0 disavantazhin 18-22, për të kryesuar 25-22. Një meritë të jashtëzakonshme në këtë sukses pati lojtari i Miami Heat Goran Dragic, pasi kapiteni në pjesën e parë dhuroi një shoë të papërsëritshëm, që kulmoi me plot 26 pikë 3 rebound e 4 asist. Për statistikë Serbia fitoi 10′ e parë 22-20, gjithsesi në periodën e dytë Sllovenia realizoi plot 36 pikë, duke shkuar në inrterval me epërsinë 56-47. Ekipi i Kokoskov ishte vazhdimisht në avantazhin e 11 pikëve, sidoqoftë epërsinë më të madhe Sllovenia e regjistroi në rezultatin 61-49.

Pas pushimit të marrë nga Aleksandar Djordjevic Serbia reagoi shkëlqyeshëm, megjithatë shumë influencoi natyrisht edhe dëmtimi i 18-vjecarit të Realit të Madridit Luka Doncic, që la parketin përpara kohe duke vënë në dyshim fitoren. Në përfundim të fraksionit të tretë sllovenët kryesonin 71-67, gjithsesi kapiteni Dragic u duk nervoz, nisi të gabojë dhe sigurisht që ndjeu lodhjen dhe intensitetin e lartë të ndeshjes, cka ndikoi edhe në përmbysjen e rezultatit. Ndeshjes iu rikthye ekuilibri dhe që pas barazimit 25-25, u përsërit barazpesha në shifrat 80-80 dhe 82-82. 65″ para fundit ankthi u shtua dhe diferenca ishte vetëm 4 pikë, sidoqoftë ekipin e mori për dore Klemen Prepelic bashkë me amerikanin Anthony Randolph dhe falë një break-u 10-0 ekipi i Kokoskov krijoi edhe shkëputjen përfundimtare, duke fituar krejt takimin me rezultatin 93-85. Arkitekti i këtij triumfi ishte natyrisht Goran Dragic që e mbylli ndeshjen me 35 pikë, 7 rebound e 3 asist, ndërkaq Prepelic dhe Randolph kontribuan respektivisht me 21 dhe 11 pikë. Në krahun tjetër Bogdanovic e përfundoi sfidën me 22 pikë e 5 asist, ndërsa Milan Macvan ndihmoi skuadrën me 18 pikë e 5 rebound. Kështu Sllovenia bëhet përfaqësuesja e 14 që shënohet në librin e artë të këtij kompeticioni, ndërsa Serbia provon humbjen e dytë në finalen e këtij aktiviteti, pas disfatës së vitit 2009 me Spanjën. Sllovenia e mbylli Euro Basket-in e 2017 duke fituar 9 nga 9 ndeshjet në dispozicion, ndërsa kapiteni Goran Dragic ashtu sic pritej u shpall edhe MVP i këtij eventi, ndërsa finalen e vogël e fitoi Spanja që më herët mundi ekzaktësisht me po të njëjtin rezultat, pra 93-85 në duelin për vendin e tretë dhe të katërt Rusinë e Sergei Bazarevich.
 
Novak Djokovic shijon NBA, fans i Stephen Curry-t!

View attachment 3278

Novak Djokovic po e shijon në maksimum periudhën e pushimeve që ka marrë që pas turneut të Wimbledonit, për shkak të një problemi serioz në bërryl. Ish-numri 1 i tenisit, ishte i pranishëm në “Staples Center” në përballjen mes Los Angeles Clippers dhe Golden State Warriors, që u mbyll me fitoren e thellë 113 – 141 të skuadrës nga Oakland. Djokovic shfrytëzoi rastin për të shkëmbyer batuta me “yllin” e Warriors, Stephen Curry, i cili realizoi plor 31 pikë në këtë përballje. Tenisti serb, i cili nuk ka marrë pjesë në asnjë turne që prej muajit korrik, shijoi magjinë e NBA. Në fakt, ky sezon ka humbur njëri pas tjetrit emra të rëndësishëm të tenisit, kryesisht për arsye fizike, si: Andy Murray, Tomas Berdych, Stan Wawrinka, Nick Kyrgios, Kei Nishikori e deri tek Johanna Konta.
 
Back
Lartë