• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Barça po fiton titullin, por trajneri mund të shkarkohet

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
Ernesto Valverde rrezikon vendin e tij të punës. Sipas “Mundo Deportivo, trajneri që po udhëheq Barcelonën në fitimin e titullit kampion në Spanjë, mund të shkarkohet që sot nëse katalanasit humbasin finalen e Kupës së Mbretit, ndaj Sevilla.

Po sipas gazetës sportive katalanase, edhe nëse Barcelona fiton kampionat e kupë, mund të ndodhë që Valverde, i cili ka një kontratë 2-vjeçare me klubin, të largohet në qershor të këtij viti.

Është e qartë që këto dyshime mbi vazhdimësinë e trajnerit kanë lindur pas dështimit të Barcelonës në Champions League, ku ekipi “blaugrana” u eliminua nga Roma.

Drejtuesit e konsiderojnë të papranueshëm “aksidentin” e Olimpikos dhe përveç trajnerit, e gjithë skuadra, përveç Messit, është kritikuar për atë që jep në fushë.

Gjithsesi, gishti akuzues është drejtuar nga Valverde dhe veçanërisht te politika e tij për të mos bërë rotacion, që, sipas drejtuesve të Barçës, lodhi lojtarët kryesorë të ekipit.
 
Back
Lartë