• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Banane dhe mjaltë, bashkimi që i dhuron lëkurës shkëlqim

...

Kontributor
LV
0
 

Banane dhe mjaltë, bashkimi që i dhuron lëkurës shkëlqim​



m.jpg



Era e ftohtë, pluhurat, lagështira e tepërt, ajri i thatë, të gjitha këto sjellin ndryshime në lëkurën tuaj.

AgroWeb.org ju tregon një maskë e cila largon papastërtitë dhe pasuron lëkurën me vitaminat dhe mineralet e nevojshme.

Në tulin e bananes gjenden substanca të cilat ndihmojnë me zbutjen lëkurës e ndërsa nga ana tjetër mjalti është plot me anti-bakterial që luftojnë papastërtitë.

Mjalti gjithashtu parandalon edhe formimin e akneve pasi largon bakteret të cilat shkaktojnë inflamacionin e lëkurës.

Banania gjithashtu edhe hidraton lëkurën tuaj duke e mbajtur atë sa më të re dhe pa rrudha.

Përbërësit​

1 banane
1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja​

Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që të qëroni bananen dhe të përdorni lëkurat e saj.
Pra me një lugë merrni tulin që gjendet tek lëkura e frutit dhe ta kaloni në një tas të vogël bashkë me mjaltin.

Përziejeni mirë masën dhe përdoreni për të lyer lëkurën e fytyrës dhe mbajeni për 15-20 minuta.

Kur të ketë kaluar koha e nevojitur shpëlajeni maskën me ujë të vakët dhe më pas me të ftohtë.

Kështu i bëni edhe ushtrime poreve dhe muskujve të lëkurës duke ruajtur elasticitetin e saj.
Përdoreni këtë maskë dy apo tri here në javë për të patur një rezultat sa më të mire./AgroWeb



Top Channel
 
Back
Lartë