Mario Balotelli nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Serie A.
Sulmuesi i Nice ka theksuar se me dëshirë do të luante sërish për ish ekipin e tij, Inter.
Kurse, sa i përket Milanit, ai ka një kusht për të veshur prapë fanellën e “Rossonerëve”.
“Inter? Do të kthehesha sepse është një klub i madh me tifozë fantastikë, askush nuk do ta refuzonte Interin. Por, mua mund të më krijon problem sepse të gjithë e dinë lidhjen time me Milanin, andaj do të lindnin probleme nëse do të kthesha në Inter”, u shpreh Balotelli për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.
“Në Milan do të kthehesha vetëm nëse do të ishte aty Adriano Galliani”, theksoi ai. /Lajmi.net/