• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Balla në Athinë: Lufta në Ukrainë imponon përshpejtim e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor

...

Kontributor
LV
0
 

Balla në Athinë: Lufta në Ukrainë imponon përshpejtim e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor​



balla-7.jpg



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në vijim të vizitës zyrtare në Greqi, është takuar sot me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes së Ndryshimit, Michael Katrinis.

Balla shprehet se ndër vite kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Lëvizjen për Ndryshim si dhe ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të thellohen edhe në bashkëpunimin mes dy parlamenteve.

“Ne kemi patur ndër vite dhe vazhdojmë të kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Lëvizjen për Ndryshim.

Marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona duhet të thellohen edhe në një nivel tjetër të bashkëpunimit mes dy parlamenteve”, shprehet Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Takim me Michael Katrinis, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes së Ndryshimit
Ne kemi patur ndër vite dhe vazhdojmë të kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Lëvizjen për Ndryshim. Marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona duhet të thellohen edhe në një nivel tjetër të bashkëpunimit mes dy parlamenteve. Konteksti gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës imponojnë një përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.


Top Channel
 
Back
Lartë