• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Bale-United, transferim që mund të shkojë 380 milionë euro

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
balee-596x350.jpg
Merkato verore e vitit 2018 do të jetë një ndër më aktivet e viteve të fundit. 2 pesha të rënda si Ronaldo e Bale dhanë sinjale lamtumire.

Për tu fokusuar tek uellsiani, fjalët e tij pas triumfit në Champions ishin të qarta “dua hapësira”, dhe kaq mjaftoi për të rivendosur në lëvizje makinacionet multi-milionere të Manchester United.

Jose Mourinho ka më shumë se një vit që ngulmon ta ketë nën urdhërat e tij 28-vjeçarin. Duke iu referuar tabloidëve britanikë pronarët e klubit nga “Old Trafford” duhet të shpenzojnë një shifër të çmendur për t’i plotësuar dëshirën teknikut portugez.

Fillimisht duhet që United të kalojë në llogarinë e Realit të Madridit 230 milion euro për kartonin e anësorit. Kontrata që do ti propozohet do të jetë 4-vjeçare nga e cila Bale pretendon të përfitojë gjithsej 150 milionë euro, pra në total gjithnjë duke u mbështetur tek mediat angleze Manchester United do të duhet të shpenzojë 380 milionë euro për të patur në skuadër yllin nga Cardiffi.

Sigurisht për momentin mund të konsiderohen thjesht si spekulime, por vitet e fundit çmenduritë e merkatos kanë qënë tema e ditës në futbollin ndërkombëtar.
 
Back
Lartë