• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Avioni me afganë u nis nga Tirana drejt SHBA, Ambasada Amerikane: Populli shqiptar i tregoi botës traditën e besës!

...

Kontributor
LV
0
 

Avioni me afganë u nis nga Tirana drejt SHBA, Ambasada Amerikane: Populli shqiptar i tregoi botës traditën e besës!​


277226096 335486791939818 6626752255021141172 N



Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë një kolazh fotosh nga një grup refugjatësh afgan të strehuar në Shqipëri, e që tanimë janë nisur për në SHBA, ku pritet të nisin në jetë të re.

Në postimin e Ambasadës thuhet se Ambasadorja Yuri Kim dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takuan me afganët para nisjes dhe i përgëzuan për kurajon e tyre, ndërsa tregojnë edhe mesazhin e Kim, që thotë se populli shqiptar i tregoi botës edhe njëherë traditën e “besës”.

Postimi i Ambasadës së SHBA:

Një avion me afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit, për të filluar jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, pasi gjetën strehim në Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takuan me afganët përpara nisjes dhe i përgëzuan ata për kurajon e tyre. Ambasadorja Kim falenderoi popullin shqiptar për mikpritjen e afganëve si vendi i parë që u hapi atyre dyert vitin e kaluar. Populli shqiptar i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës” – mbrojtjes së të tjerëve në nevojë.

lg.php

(BalkanWeb)
 
Back
Lartë