• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Australi/ Paralajmërohen përmbytje ‘të rrezikshme për jetën’

...

Kontributor
LV
0
 

Australi/ Paralajmërohen përmbytje ‘të rrezikshme për jetën’​



permbytje.png



Autoritetet e emergjencës në Australi po paralajmërojnë përmbytje të rrezikshme për qytetarët, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë pjesë të bregdetit lindor të vendit.

Dhjetëra njerëz janë shpëtuar nga uji dhe banorët në shumë komunitete të Uellsit të Ri Jugor janë urdhëruar të lënë shtëpitë e tyre.
Policia thotë se qindra njerëz janë dyndur në qendrat e evakuimit në zonat në veri të qytetit të Sidneit. Rrugët kryesore janë mbyllur. Një shtëpi, është “rrëmbyer” nga uji.
Diga Warragamba në Sidnei, burimi kryesor i ujit të qytetit, ka dalë nga shtrati për herë të parë që nga viti 2016. Shiu parashikohet të arrijë në 100 mm në Sidnei, dhe deri në 300 mm në perëndim të qytetit.
Jemi në territor të paeksploruar“, tha eksperti, Ian Wright në Universitetin Perëndimor të Sidneit, duke shtuar se më shumë njerëz jetojnë tashmë pranë digës Ëarragamba, sesa gjatë përmbytjes së mëparshme.
Parashikohen më shumë stuhi në ditët e ardhshme dhe pjesë të Australisë lindore mund të arijne deri në një metër brenda javës, raporton Phil Mercer i BBC në Sidnei.




2-4.png6-1.png7-2.png







Top Channel
 
Back
Lartë