• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Auron Tare: Vërshimet e njerëzve dhe mungesa e restaurimit kërcënojnë Butrintin

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Në një kohë kur prishja ose jo e godinës së Teatrit Kombëtar ka përfshirë shumicën e diskutimeve të opinionit publik, eksperti Auron Tare vë theksin në lënien pasdore të një objekti me vlera marramendëse për kulturuën e popullit tonë.

I ftuar në emisionin “Arena,” Tare tha se Butrinti po vuan të njëjtin problem që ka Venecia sot apo Dubrovniku. Duke theksuar se mbipopullimi dhe mungesa e restaurimit po rrezikon dëmtimin e këtij momenti tepër të rëndësishëm për kulturën shqiptare, ai propozoi një metodë bashkëkohore të ruajtjes së objekteve, e cila është reduktimi i vizitorëve në rrënojat e qytetit antik.

Auron Tare tha: “Butrinti sot ka një problem tjetër. Ka vërshim të jashtëzakonshëm njerëzish. Nuk është më ajo magjia që ti shkoje dikur. Ti ke autobusë, autobusë, që nuk ke ku parkon më. Ka humbur magjia. Përvec humbjes së magjisë, që është pjesë e turizmit, është impakti në monument. Kur nuk ka restaurime për një kohë të gjatë. Butrinti po vuan të njëjtin problem që ka Venecia sot apo Dubrovniku. Këto lloj vendesh kanë thënë ju lutem si mund ta pakësojmë turizmin.

Dikur kemi bërë një plan menaxhimi si të rrisnim turizmin në Butrint, unë sot kam thënë dhe publikisht si të reduktojmë numrin e shkuarjes sepse kërcënohet monumenti, Teatri. Ka modele në botë. Vetë Saranda ka 102 monumente të kategorisë së parë por nuk i njeh njeri. Nuk ka një shprëndarje të njerëzve dhe të gjithë shkojnë në Butrint. Një shembull. Ke shumë muaj që shkarravitin, s’ka restaurim për teatrin e Butrintit.”

e.ll./dita
 
Po mer auron po edhe kur ishe te AKB e bone drite plazhin rob i mire edhe ti
 
Back
Lartë