Pierre Emerick Aubameyang mund të largohet më në fund nga Borussia Dortmund.
E ardhmja e sulmuesit të Gabonit mund të jetë te një nga skuadrat më të mëdha nga Premierliga. ‘
The Sun’ shkruan se Aubameyang ka zgjuar interesim të ri nga Arsenal, përcjell “lajmi.net”.
“Gunners” janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë funte si dhe të ofrojnë shërbimet e sulmuesit francez, Olivier Giroud për blerjen e Aubameyang.
Ai mund të nënshkruajë me Arsenalin edhe si zëvendësues për Alexis Sanchezin i cili është në prag të largimit nga Emirates Stadium. /Lajmi.net/