• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Aubameyang – Arsenal, u kry!

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
Capture-161-300x200.jpg


Pierre-Emerick Aubameyang është shumë pranë kalimit tek Arsenali në Premier League. Babai dhe njëkohësisht menaxheri i 28-vjeçarit ka udhëtuar drejt Londrës për të biseduar rreth ofertës së “topçinjve”, që kërkojnë një zëvendësues ideal për Alexis Sanchez, praktikisht i larguar në këtë merkato dimri.

Marrëdhëniet e Aubameyang mes Borussian e Dortmundit janë “thyer” prej kohësh. Gjatë 14 muajve të fundit, sulmuesi me origjinë nga Gaboni ka marrë në tre raste masë ndëshkimore për thyerje të disiplinës, duke humbur tri ndeshje, një në Champions dhe dy të tjera në Bundesligë. Sulmuesi është i vendosur për t’u larguar, madje i mori pushimet dimërore ende pa u luajtur sfida e fundit e 2017-ës, ku mund të ishte të paktën për mbështetje morale, transmeton “Supersport.al”.

Ditët e fundit mediat kanë zbuluar edhe emra të ndryshëm për zëvendësimin e Aubameyang, si Giroud, apo Michy Batshuayi. Gjithsesi, blerja e Aubameyang nga Arsenali varet edhe nga shitja e Sanchez. Sapo të zyrtarizohet “divorci” me kilianin, drejtuesit e Arsenalit nuk do të mendohen gjatë për të blerjen e sulmuesit të Gabonit.
 
Gjynaf per lojtarin .. I pershtatet lojes , shum i shpejt po gabon shum para portes . Dortmund sesht ekip me I vogel se Arsenali vitet e fundit.
 
Lojtar i mire eshte @Miiqtel_M7 por dortmundit i ka ardhur fundi qe kur iku klopp.
Mund te kete mbase nje shkembim kokē mē kokē me mkhitarian ose danny welbleck.
 
Prap se prap arsenali se ka te sigurt ch.l me dortmundin min vendi 3 :)
 
Back
Lartë