• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Atletico Madrid fiton Europa Ligën

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
atletico-546x350.jpg
Atlecio Madrid mposht Marseillen në finale për tu shpallur fitues i Europa Ligës. Në finalen e Europa Ligës u zhvillua një pjesë e parë e balancuar kryesisht në mesfushë dhe me disa gabime nga të dyja anët.

Ishin të përzgjedhurit e Diego Simeones ata të cilët përfituan nga një aksion jo premtues dhe Griezman arriti të shënoi për 1 me 0. Marseille e mori edhe një goditje tjetër pasi që kapiteni Payet e lëshoi fushën për shkak të problemeve muskulore.

Marseille u mundua më pas të barazonte rezultatin, por përpjektet e tyre ishin të pa mjaftueshme për të bërë një gjë të tillë dhe pjesa e parë u mbyll me avantazh minimal të spanjollëve.

Pjesën e dytë më mirë e filluan spanjollët të cilët realizuan qysh në minutën e 49 dhe sërish ishte Griezman i cili shënoi pas një aksioni mirë të ndërtuar nga lojtarët e Atletico Madridi-t.

Më pas Marseille u lëshua e tëra në sulm, sulmoi me të gjitha forcat po asesi edhe pas disa raste mirë të krijuara nuk arrinte të shënonte së paku golin e nderit në finale, ndërsa spanjollët ishin prap ata të cilët shënuan për rezultatin përfundimtar 3 me 0, ishte Gabi ai i cili shënoi golin e tretë për mysafirët.

Kështu Atletico Madridi arriti të fitojë Europa League pasi në gjysmëfinale arriti ta eliminoj Arsenalin ndërsa në finale mposhti francezët edhe pa pranin e trajnerit Simeone i cili ishte i dënuar nga UEFA.
 
Back
Lartë