• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Atlasi, mbajtësi i qiejve

...

Kontributor
LV
0
 

Atlasi, mbajtësi i qiejve​




Biri i Titanit Iapetus dhe një nimfe të detit, Klimenës, Atlasi sundonte mbi një ishull-mbretëri të lashtë, me emrin Atlantidë. Kishte shumë njerëz nën sundimin e tij, por ata u degjeneruan, dhe kështu perënditë vendosën që të shkatërrojnë të gjithë racën e tyre. Ata dërguan një përmbytje të madhe, që vrau të gjithë njerëzit dhe e fundosi ishullin, në fund të detit. I zemëruar me perënditë për humbjen e mbretërisë së tij, Atlasi udhëhoqi Titanët në luftën kozmike.



Kur perënditë fituan luftën, ata e ndëshkuan Atlasin për pjesën që kishte luajtur në këtë luftë, duke e bërë që të mbajë përgjithmonë qiejt mbi supet e tij.

Bartësi i qiejve

Globi qiellor që mban Atlasi mbi supe shpesh herë është ngatërruar me Tokën, duke bërë që shumëkush të besojë se ai po mban botën mbi supe, si dhe përdorimin e emrit të Atlasit për librat e hartave. Eshtë e gabuar, sepse mbi supe Atlasi mban qiejt.
 
Back
Lartë