• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Athinë Shqiptari i heq prizën respiratorit, vdes 76-vjeçari grek

...

Kontributor
LV
0
 

Athinë Shqiptari i heq prizën respiratorit, vdes 76-vjeçari grek​


covid-kosove.png




Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në spitalin e Kryqit të Kuq në Athinë.

Një 60-vjeçar me origjinë shqiptare, ka pranuar se ka hequr prizën e respiratorit që mbante në jetë një 76-vjeçar grek i cili ndodhej në gjendje të rëndë i prekur me Covid 19.

Si pasojë e heqjes së prizës,76-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa autoritetet thonë se gjatë orëve në vazhdim do të vendosë nën arrest 60-vjeçarin shqiptar, ç’ka deri tani nuk është bërë e mundur, pasi ai është i infektuar me Covid 19 dhe duhet të mbahet në spital.

Ndërkohë, prokuroria njoftoi se nisi një hetim lidhur me ngjarjen, ndërsa i pyetur prej agjentëve, të cilët e intervistuan autorin të veshur me pajisje të posaçme, 60-vjeçari deklaroi se e bezdiste zhurma e pajisjes dhe se ishte ankuar pranë stafit mjekësor, por askush nuk kishte bërë asgjë sipas tij.
Mësohet se 60-vjeçari ishte shtruar në pavion të mbështetjes intensive, por pa qënë i lidhur me aparatura dhe atij nuk i jepej oksisgjen.

Ngjarja ka shokuar opinionin vendas, ndërsa policia thotë se do të verifikojë të shkuarën e tij penale,ndërsa i ndjeri do të ekzaminohet edhe prej psikologëve për të zbardhur tërësisht ngjarjen.


Top Channel
 
Back
Lartë