• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Astrologët “nxitojnë” për të na thënë shenjat e zodiakut më me shumë fat për muajin shtator!

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Astrologët e kanë vendosur që tani se cilat do të jenë shenjat më me shumë fat për muajin shtator kështu që njihuni me to:

Dashi

Shtatori do t’ju dërgojë në majat e lumturisë dhe suksesit përmes fitoreve personale dhe profesionale që do të arrini. Fati do jetë në anën tuaj dhe do të jeni në humor për të bërë gjithçka dhe sigurisht që do ia dilni. Me besim, vendosmëri dhe shumë pasion do të fitoni para dhe do të keni sukses të madh në dashuri. Do të bëni shëtitje, udhëtime dhe në përgjithësi do të kaloni një kohë të mrekullueshme.

Demi

Do merreni shumë me veten dhe pamjen tuaj, kjo do ju bëjë të ndiheni shumë të sigurt. Në fushën e dashurisë do të keni njohje të reja që do t’ju emocionojnë dhe ndoshta do ju çojnë drejt diçkaje të re, ndryshe dhe shumë premtuese për të ardhmen. Më në fund do të shihni se financat tuaja do të rriten dhe do të fitoni disa para shtesë që nuk i prisni nga një marrëveshje që do ta mbyllni.

Shigjetari

Shtatori do jetë një muaj shumë i mirë për ju Shigjetarë. Në fushën e ndjenjave, të dashuruarit do të afrohen më shumë me partnerin dhe thjesht do kalojnë një kohë të mrekullueshme së bashku. Do të keni ide të reja që do ta çojnë punën tuaj një hap më tej. Me guxim dhe pasion do të pretendoni më shumë gjëra, do i arrini dhe njëkohësisht do të fitoni përshtypjet e eprorëve, të cilët do t’ju ndihmojnë të bëheni më të mirë. Një promovim dhe rritje janë ndër skenarët e mundshëm në fillim të këtij muaji. /Top Albania Radio
 
Back
Lartë