• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

As në pallatin mbretëror nuk ka vend për racizëm

...

Kontributor
LV
0
 
As në pallatin mbretëror nuk ka vend për racizëm

Intervista e Meghan që akuzon familjen mbretërore për racizëm lë vend për mosbesim dhe tmerr, mendon Jochen Buchsteiner (FAZ)

1615305660055.png
Tani të gjithë të interesuarit dhe shumë të tjerë, dëgjuan variantin "Meghan" të historisë. Sipas saj dukesha e Sussex-it dhe i shoqi, Princ Harry, u larguan nga familja mbretërore, sepse ajo tregohet e ftohtë ndaj atyre që bëhen pjesë e familjes për shkak të martesave, i injoron thirrjet e tyre për ndihmë dhe përhap të pavërteta rreth tyre.
Por akuza që provokon më tepër dhe shkakton si mosbesim dhe tmerr është ajo për racizëm. Fjala tmerr do të jetë vërtet me vend, nëse është e vërtetë që "dikush nga familja mbretërore" paska shprehur në bisedat me Princ Harryn shqetësim lidhur me ngjyrën e lëkurës së djalit të tij, kur Meghan ishte shtatzënë.

Motive të paqarta

Se çfarë e motivoi Meghanin për ta bërë publike këtë akuzë gjysmë anonime, vetëm ajo e di. Ajo do t'i ketë llogaritur pasojat jo vetëm për marrëdhëniet breda familjes, por edhe për reputacionin e familjes mbretërore në botë.

1615305691899.png

Meghan Markle dhe Oprah Winfrey

Intervistuesja e famshme amerikane, Oprah Winfrey, e cila zhvilloi bisedën skandaloze, nxitoi pas transmetimit të saj të bënte të qartë dhe të fshinte çdo lloj dyshimi, se të ftuarit e saj kishin folur për Mbretëreshën ose të shoqin Philipin.

Melodramë në Buckingham

Megjithatë sipas fjalëve të një deputeti të konservatorëve në Parlamentin Britanik me intervistën e tyre dukesha e Sussex-it dhe i shoqi, Princ Harry, kishin "shpërthyer një bombë atomike". Brenda natës, një telenovelë familjare u kthye në një çështje të vogël shtetërore.
Madje dhe kryeministri Boris Johnson u ndie i detyruar të deklarojë se "në shoqërinë britanike nuk ka vend për racizëm" - pra as edhe në radhët e familjes mbretërore. Partia Laburiste i kërkoi madje Pallatit të Buckinghamit të hetojë akuzat kundër familjes mbritërore.

Deri tani Pallati mbretëror po heton vetëm ankesat e brendshme kundër dukeshës së Sussexit, Meghanit, sipas të cilave thuhet se gjatë kohës që jetonte në pallantin Kensington ajo kishte fyer dhe poshtëruar punonjësit, veçanërisht punonjëset femra.

Ditët e ardhshme do të shihet nëse familja mbretërore do të mund të vazhdojë kursin e saj tradicional "kurrë mos u anko, kurrë mos shpjego".

/DW
 
Asnje surpriz me rracizmin e familjes mbreterore. Eshte nje familje e zhytur ne skandale. Kane mbajtur kusherinjt me aftesi tekufizuara (pasoj e martesave brenda gjakut) te fshehur ne spitale psiqike se mos demtonin imazhin. Pa harruar simpatine per ideologjine naziste qe kishte familja e bashkeshortit grek te Elizabetes.
 

Akuza të reja për Dukeshën/ Meghani i përplasi Kate-it derën në fytyrë!​



kate-meghan.jpg



Meghani i përplasi kunatës së saj, Kate Middleton derën në fytyrë kur ajo u përpoq t`i kërkonte ndjesë mbi një mosmarrëveshje të lindur nga një pale çorape.

Ai veprime bëri Kate të shpërthente në lot, thonë burime të brendshme në Pallatin Mbretëror, të cilët janë përpjekur të tregojnë se ka dhe një anë tjetër të Meghan Markle, ndryshe nga ajo që dukesha e Sussex shfaqi gjatë intervistës së shumëmediatizuar me Oprah Winfrey.
Meghani pretendoi se ishte Kate që e bëri atë për të qarë, por burimet insistojnë se në fakt, ndodhi e kundërta. Sakaq, Pallati Buckingham njoftoi se çështjet rreth racës, të ngritur nga Harry dhe Meghan janë “shqetësuese” dhe do të verifikohen nga familja mbretërore privatisht. Pallati tha se familja mbretërore u shqetësua në momentin që u mendua sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për çiftin.
“Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë pjesëtarë shumë të dashur të familjes”, thuhej në deklaratë. Presioni për t’u përgjigjur është shtuar ndjeshëm në Pallatin Buckingham pasi Meghan – pjesëtarja e parë me racë të përzier në historinë moderne të familjes mbretërore – tha se Harry është pyetur nga një pjesëtar i familjes mbretërore se sa “e errët” do të mund të jetë ngjyra e djalit të tyre Archie.
Princi Harry më vonë e ka sqaruar se këto komente nuk janë bërë as nga Mbretëresha Elizabeta II apo nga Duka i Edinburgut.


Top Channel
 
Dhe pse duhet te besojm pretendimet e nje familje qe
(i) ka burgosur pjesetaret e vete me aftesi te kufizuara se u prishte imazhin,
(ii) i nxiu jeten Princeshese Dajana sepse bashkeshorti e tradhetonte qysh ne fillim te marteses,
(iii) kane larguar pjesetar te tjere nga froni, dhe madje i kane bere te largohen fare nga Anglia, per arsyen primitive se duhet te martoheshin me aristokrat dhe jo njerez te thjesht,
(iv) familja e Filipit grek ka qene simpatizante e nazizmit?
 
  • Pëlqej
Reactions: ...
Mos harroni dicka tjeter: monarkia greke, nga ku vjen Filipi (bashkeshorti i mbretereshesh Elizabet), ka qene ne anen politike te fashisteve grek si Napolon Zerva qe kryen masakren e Camerise dhe spastrimin etnik. Madje spastrimi etnik ka ndodhur me driten jeshile te Anglise se asgje nuk benin plehrat e Zervas pa marre OK nga Anglia.

ZERO simpati per perkrahesit politik te fashisteve grek qe theren civil shqiptar ne Cameri, perdhunuan vajza dhe gra shqiptare per dite te tera, dhe debuan mijera shqiptar.
 
  • Pëlqej
Reactions: ...
Back
Lartë