• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Artistët me famë botërore dhurojnë spektakël tek Amfiteatri i Tiranës

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Mbrëmja e djeshme në Amfiteatrin e Liqenit Artificial në Tiranë, ka qenë një mbrëmje e cila duket se do të mbesë gjatë në memorien e qindra artëdashësve të baletit, të cilët kishin mbushur plotësisht jo vetëm vendet për t’u ulur, por edhe shkallët e Amfiteatrit.

Shtatë çifte balerinësh nga Tokio, Amsterdami, Moska, Milano, kanë performuar mbrëmë pjesë nga autorët më të mëdhenj të muzikës klasike botërore, por edhe asaj bashkëkohore si: “Pa De Deux” nga Liqeni i Mjelmave”, “Don Kishoti”, “Arrethyesi”, “Korsari”, “Bajadera”, “Zhizel”, etj., por dhe pjesë moderne nga korografët më të mirë në botë si Nacho Duato, Zanela Ginzales, Prelocaj etj.

Eventi kërcimit i cili u organizua nga shoqata “ZUMBA ART” në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës arriti të sjellë për publikun e Tiranës disa prej emrave më të njohur të baletit botëror, të cilët me performancat e tyre arritën që për 2 orë me rradhë, skenën e Amfiteatrit te Liqeni Artificial ta kthejnë në një skenë magjike.

Ardhja e artistëve me famë botërore në Tiranë është një tregues tjetër se kryeqyteti po kthehet në një destinacion edhe për artistët me famë botërore, të cilët deri dje mund t’i shikonim dhe t’i ndiqnim vetëm nëpërmjet ekraneve të televiziorëve apo rrjeteve sociale.

“Takohemi në Moulin Rouge”, duket shumë shpejt do të kthehet në “Takohemi në Amfiteatrin e Tiranës”.

62645003_1222665797942000_4806971884954451968_n-300x144.jpg
65393905_475513493019433_2247005178483965952_n-300x189.jpg
65912700_861169497601785_2251553969757224960_n-300x208.jpg
65928537_480526492712183_3476816368739811328_n-300x138.jpg
65932499_2054349451540464_7179115015826309120_n-300x147.jpg
65943350_614826279007530_2143836374657138688_n-300x181.jpg
65968258_635805980241728_5527326763367006208_n-300x189.jpg
65986011_362363991002681_6018609028471455744_n-300x163.jpg
66029729_391770881442167_719342520261148672_n-300x201.jpg
66085223_846739079041225_7874377849187074048_n-300x208.jpg
66116193_498011100740890_3526884073819602944_n-300x168.jpg
66120541_1570987343031721_348215371171364864_n-300x187.jpg
66312153_331468517735500_2625073767818199040_n-300x125.jpg
66355304_405079750363319_281877475275833344_n-300x195.jpg
66449126_476675173144901_2092912575221071872_n-300x146.jpg
66463715_2414213702145548_7317718687119572992_n-300x239.jpg


j.l./ dita
 
Back
Lartë