• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Arti ne zi ....vdiq Ismail Kadare

...

Kontributor
LV
0
 

Ismail Kadare​

Ismail Kadare


Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka vdekur nw orët e para të mëngjesit të sotëm.
Kadare ka vdekur në moshën 88-vjeçare. Ai ka lindur në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936.

Ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.

Si shkrimtar u shqua kryesisht për prozë, por kontributi i tij u shtri edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

/TCH
 
I lehte qofte dheu qe do e mbart......

Jam shume e vogël qe te flas apo te shprehem rreth këtij shkrimtari të madh qe e patën frikë për vdekje... përjetësinë e tij.

Pena e atij shpirti që i dha... mish.. përjetim.. ndjenjë dhe puls qindra personazheve

Iku nje person qe vlersoj emrin Shqiptar duke qene disa here kandidat per çmimin Nobel

Ashtu si Dritëroi jane dy Emblemat e Shqieprise
 
Përjetësisht mbete i gjallë avangardë e letërsisë!
Prehu ne paqe!
 
Shkrimtar me vlera ndoshta po si njeri gjithe e dine qe ska pas asnji vlere dhe ka qen njeri negativ.
 
Shkrimtar me vlera ndoshta po si njeri gjithe e dine qe ska pas asnji vlere dhe ka qen njeri negativ.
mendoj njejte
ka qene me talent po ai talent zbehet kur je njeri qe perkrah sistemin e diktatures.
 
Back
Lartë