• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Arsyet pse i tregoni gjithçka të tjerëve dhe pse s’duhet ta bëni më

...

Kontributor
LV
0
 

Arsyet pse i tregoni gjithçka të tjerëve dhe pse s’duhet ta bëni më​





Shumë njerëz ngatërrojnë të qënit i vërtetë me tregimin e gjithçkaje që po ndodh në jetën e tyre, por në fakt është një vijë e hollë që i bën të jenë dy gjëra të ndryshme. Të jesh autentik nuk do të thotë t’i tregosh banakierit të barit ku shkon çdo fundjavë gjithë problemet e jetës.
Kjo është një shenjë e pastër që tregon për nevojën që ke për të treguar ç’po ndodh me jetën tënde. Para se të mësoni nga ju lind kjo nevojë duhet gjithashtu të dini se është e rëndësishme që disa gjëra t’i mbani për vete dhe për njerëzit shumë afër jush.

1. ANKTHI
Shumë njerëz fillojnë të flasin shumë pa menduar çfarë po thonë kur janë në ankth. Këtë e bëjnë me shpresën për t’u dukur në gjendje normale para njerëzve që i rrethojnë. Kjo bën që shumë shpejt të dalin jashtë kontrollit dhe të flasin edhe për gjëra që ndoshta s’duhet t’i thonë.

3. VETMIA APO NEVOJA PËR TË KRIJUAR INTIMITET
Ndonjëherë, njerëzit e bindin veten se nuk janë të vetmuar dhe kërkojnë ta vërtetojnë këtë duke u mbështetur tek njerëz të tjerë. Kur takojnë njerëz, nuk ka rëndësi se kë, nisin të ndajnë gjëra shumë personale në mënyrë të pakontrolluar. Nevoja për të ndërvepruar është kaq e madhe sa edhe ata përballë fillojnë të ndihen në siklet.

4. KUFIJ TË DOBËT
Çdo raport, pavarësisht llojit të tij ka nevojë për kufij që të funksionojë gjatë. Gjithsesi, ka njerëz që nuk i njohin limitet dhe i shkelin, duke kaluar përtej caqeve të asaj marrëdhënieje.

5. PËRDORIMI EKSTREM I RRJETEVE SOCIALE
Eshtë shqetësues fakti që thuajse 40% e përdoruesëve të moshës 18-35 ndajnë gjëra më shumë se personale në rrjete sociale. Pasojat janë shqetësuese pasi kurrë nuk e di kush do t’i lexojë ato postime, si mund të keqpërdoren, etj, etj.

SI TA NDALONI KËTË?
1. Fillimisht, duhet të identifikoni dhe pranoni problemin. Gjeni thelbin e problemit dhe arsyen që ju shtyn drejt rrëfimit të tij pa limit.
2. Tregoni sepse doni vëmendje? Edhe kjo mund të jetë, por çfarë do t’ju ndihmonte është të punoni me veten dhe të rrisni vetëvlerësimin.
3.Ndoshta një terapist ose librat motivues janë zgjidhja më e mirë në një rast si ky.
 
Back
Lartë