• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Algat e Mesdheut si ”serbatorë” karboni

...

Kontributor
LV
0
 

Algat e Mesdheut si ”serbatorë” karboni​


Maxresdefault 696x392

lg.php


Posidonia oceanica, algat tipike të Mesdheut, konfirmohen si lojtarë themelorë në lojën e kapjes dhe ruajtjes së karbonit, përveç atij të ruajtur në indet e tyre, ato grumbullojnë një sasi të madhe të tij edhe në formën e sheqernave të nxjerra nga rrënjët në përqendrime 80 herë më të mëdha se sa mendohej më parë.

Zbulimi vjen nga një studim i botuar në revistën ”Nature, Ecology & Evolution” dhe i koordinuar nga Instituti Gjerman ”Max Planck” për Mikrobiologjinë Detare në Bremen.
“Rezervat e tilla të bollshme të sheqerit janë befasuese. Kjo do të thotë se bima kontribuon në kapjen e karbonit gjatë gjithë jetës së saj”, theksojnë studiuesit, të udhëhequr nga Maggie Sogin, të cilët analizuan mostrat e ujit të marra në preri të ndryshme në Mesdhe, në Karaibe dhe në detin Baltik, duke gjetur përqendrime të larta të papritura të saharozës pranë rrënjëve.

Analiza e ADN-së së baktereve që jetojnë në sedimentet nën prerje tregoi gjithashtu se, megjithëse 80% e ADN-së së rikuperuar përmban gjene që degradojnë saharozën, ato janë gjene aktive në 64% të rasteve.

“Posidonia prodhon komponime që pengojnë aktivitetin mikrobik prandaj vetëm një pjesë e vogël e depozitave të sheqerit degradohet”, thekson studiuesi.

“Studimi konfirmon rëndësinë e këtyre bimëve, por nxjerr në pah edhe dëmet e shkaktuara nga aktivitetet njerëzore që i shqetësojnë: ato jo vetëm që ndikojnë në shumë shërbime të ekosistemit të ofruara nga posidonia, por edhe rrezikojnë t’i ekspozojnë ato ndaj erozionit, duke shkaktuar kështu çlirimin e karbonit.



"Balkanweb"
 
Back
Lartë