• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Akuzat e rënda të vëllait të Dybala-s: Tek Argjentina luan kush paguan

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 


Paulo Dybala është një nga futbollistët më premtues të Juventus, por edhe të kombëtares së Argjentinës.

Askush nuk e mohon talentin e tij, por lënia shpesh në stol si me Juventusin ashtu edhe me Argjentinën, duket se e ka mërzitur vëllain e talentit.

Gustavo Dybala ka hedhur akuza të rënda drejt Federatës së Futbollit Argjentinas.

Disa orë para se ndeshja e Argjentinës me Kolumbinë të fillonte, kur ai e kishte kuptuar se vëllai i tij nuk do të aktivizohej, ai publikoi një status drejtuar federadës dhe trajnerit, Scaloni.

Gustavo Dybala shkruan në Twitter:

Nëse ata nuk mund të fitojnë para nga ju, atëherë nuk keni për të luajtur!!!!”
Paulo Dybala u aktivizua vetëm 35 minuta ndaj Kolumbisë, ndërsa trajneri i përkohshëm i Argjentinës hodhi poshtë çdo teori se ai kishte ndonjë gjë me Dybalan.

Scaloni tha:

Me të vërtetë mendoni se kam një problem me Dybala? Paulo është një fenomen, ai është një lojtar i shkëlqyer futbolli. Ne duhet të shikojmë përpara, jo prapa”.
Dybala pas shpërthimit në sezonin e tij të parë me Juventus, duket se po gjen pak vend në ekipin bardh e zi.

Mediat italiane shkruajnë se vënia në fushë e Ronaldos e komplikon aktivizimin e tij, ndërsa tek kombëtarja, është Messi ai i cili minimizon minutat lojtarit.

The post Akuzat e rënda të vëllait të Dybala-s: Tek Argjentina luan kush paguan appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.
 
Back
Lartë