• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Aksident tragjik, djali përfundon jashtë makinës për shkak të përplasjes së fortë, babai del për ta ndihmuar por merret para nga një mjet tjetër. Vdes

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në zonën e Pavias në Itali, ku 2 person humbën jetën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur.

Babai 45-vjeçar doli për të ndihmuar djalin e tij 11-vjeçar, pasi mjeti i tyre minibus u përplas, por u mor para nga një tjetër makinë, dhe të dy humbën jetën menjëherë.

8 persona të tjerë (përfshirë bashkëshorten 43-vjeçare dhe dy fëmijët e tjerë të çiftit, 14 dhe 15 vjeç) u plagosën. Një drejtues automjeti u arrestua me akuzën e vrasjes në rrugë.

Sipas një rikonstruksioni fillestar (dinamika po hetohet nga policia rrugore), makina në të cilën udhëtonte familja franceze është përplasur nga një mjet. Pas goditjes së fortë, djali 11-vjeçar u hodh nga makina. Babai doli menjëherë në përpjekje për ta shpëtuar, por u përplas nga një makinë e tretë e cila ndërkohë po udhëtonte në të njëjtën rrugë.

Fatkeqësisht për babanë dhe djalin nuk kishte asgjë për të bërë, lëndimet e marra ishin shumë të rënda. Seksioni i A21 ku ndodhi aksidenti ka mbetur i mbyllur për kohën e nevojshme për të shpëtuar të plagosurit dhe për të lejuar zjarrfikësit të largojnë automjetet e dëmtuara; në mëngjes qarkullimi rifillon rregullisht.

8 të plagosurit u transportuan me ambulancë në spitalin Voghera dhe Poliklinikën San Matteo në Pavia: gjendja e tyre nuk duket shqetësuese.

Policia ndaloi një prej shoferëve të përfshirë në këtë aksident.
 
Ore nuk e kuptoj pse duhet te publikohen dhe ne forum kto lloj lajmesh te trishta?
Na myten 24/7 lajmet ne tv vec politike dhe kronike zeze lexon/degjon…te pakten ktu te gjithe ne si anetar te hapim tema sa me zbavitese
 
Back
Lartë