• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Akili dhe Patrokli, cila ishte natyra e lidhjes së tyre?

...

Kontributor
LV
0
 

Akili dhe Patrokli, cila ishte natyra e lidhjes së tyre?​



Akili kujdeset per plaget e Patroklit​


Natyra ekzakte e marrëdhënies së Akilit me Patroklin ka qenë e shumëdiskutuar si në periudhën klasike, ashtu edhe në kohët moderne. Tek Iliada, shfaqet si modeli i një miqësie të thellë dhe besnike. Homeri nuk lë të kuptohet që Akili dhe miku i tij i ngushtë ishin të dashur.

Pavarësisht se nuk ka prova direkte në tekstin e Iliadës, se këta të dy ishin dashnorë, kjo teori është shprehur nga disa autorë të mëvonshëm. Komentatorët, nga antikiteti deri në kohët moderne e kanë interpretuar këtë marrëdhënie përmes këndvështrimit të kulturës së tyre.

Në Athinën e shekullit 5 p.e.s. kjo lidhje e fortë shihej në dritën e zakonit grek të pederastisë. Tek Simpoziumi i Platonit, pjesëmarrësit në një dialog për dashurinë supozojnë se Akili dhe Patrokli ishin një çift; Fedrusi argumenton se Akili ishte më i riu dhe më i pashmi, pra ishte i dashuri dhe Patrokli i dashuruari pas tij. Por në greqishten e lashtë nuk kishte fjalë që dallonin heteroseksualin dhe homoseksualin. Dhe supozohej se një burrë mund të dëshironte të rinj të pashëm dhe të bënte seks me femra.

/ bota.al
 
Back
Lartë