• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Aforizma...

"Nuk mund t’ia japësh gjithë dashurinë tënde një "qeni"
Kështu, jeta është e mjerueshme"

Mihail Bulgakov
 
"Mjaft ua kërkove të tjerëve dashurinë që s'di t'i japësh vetes, përndryshe do të vazhdosh të takosh vetëm persona që s'dinë të japin"

Massimo Gramellini
 
"Njeriu guximtar nuk është ai që nuk ka frikë, por ai që frikën arrin ta kontrollojë"

Nelson Mandela
 
"Mos i beso atij që ke fyer, sepse është e vërtetë shprehja "i fyeri nuk fal kurrë"

Filiberto Scaglia
 
"Nëse të duhen para, kërkoji nga një njeri pesimist.
Ai nuk të thotë jo dhe nuk pret që t'ia kthesh kurrë"

Oscar Wilde
 
"Fjalët, janë droga më e fortë e përdorur nga qenia njerëzore.
Ata që mashtrojnë, e dinë mirë se çdo të thotë"

Joseph Rudyard Kipling
 
"Fatkeqësia, i bën njerëzit ta ndajnë zemrën me maskarenj të pavlerë.
Ata dinë të përfitojnë mirë në të tilla raste"

William Shakespeare
 
" Indiferenca, është një paralizë e shpirtit, një vdekje e parakohshme e atyre që e posedojnë.
Eshtë e detyrueshme, të qëndrosh larg këtyre njerëzve, perpos nuk mund ti ndryshosh"

Anton Çehovi
 
" Njeriu duhet të jetë aq i rritur sa t'i pranojë gabimet, aq inteligjent sa të mësojë prej tyre, dhe aq i fortë sa t'i korrigjojë ato"

John C. Maxwell
 
"Gjëja më e mirë që njeriu i pushtetshëm mund të bëjë: është të mos u besojë atyre që i rrinë pranë"

Hiloni i Spartës
 
"Të kesh libra e të mos i lexosh është si të ushqehesh me fruta të pikturuara"
Libri, është ushqim për mëndjen"

Dioghénēs Laértios
 
"Më mirë i pari me një femër të zgjuar e të mirë, se i njëqindti me një femër vetëm të bukur"

Pearl Sydenstricker Buck
 
Back
Lartë