• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Abuzoi seksualisht me disa vajza, 45-vjeçari shqiptar dyshohet se fshihet në këtë vend

...

Kontributor
LV
0
 

Abuzoi seksualisht me disa vajza, 45-vjeçari shqiptar dyshohet se fshihet në këtë vend​



auto_-800-0-635e1f5e206ea1667114147.png


Spartak Dyrmishi

Spartak Dyrmishi është shqiptari që akuzohet për përdhunim dhe tentativë përdhunimi në Athinë.

Ka qenë tatuazhi që policia ka përdorur si mjet për të identifikuar autorin, i cili përdhunoi një 34-vjeçare në Athinë dhe sulmoi një 24-vjeçare.

Mediat greke shkruajnë se autori është një 45-vjeçar shqiptar, baba i dy fëmijëve, i ndarë nga gruaja pak muaj më parë dhe se familja e tij jeton në Shqipëri. Autori duket se ka arritur të arratiset në Shqipëri. Ndaj pritet të lëshohet një urdhër-arresti ndërkombëtar, ndërsa në Shqipëri do të dërgohet një kërkesë për ekstradim.

Autori është regjistruar në kamerat në zonën përreth ku ndodhën dy sulmet. Ai akuzohet se ka përdhunuar një grua 34-vjeçe. Ajo ishte duke pritur në stacionin e autobuzit, kur shqiptari iu afrua dhe nën kërcënimin e thikës e largoi pak më tutje, ku edhe e përdhunoi.
Një tjetër rast është shënuar po në atë zonë të Athinës, ku 45-vjeçar po nën kërcënimin e thikës iu fut një vajze në makinë dhe i tha të vazhdonte rrugën, por 24-vjeçarja teksa vijonte rrugën me autorin ndaloi përpara një bar-kafe dhe kërkoi ndihmë, ndërsa autori u arratis.
45-vjeçari është nga Vlora dhe ka kaluar për në Shqipëri në datën 27 tetor. Sakaq autoritetet shqiptare kanë nisur punën për arrestimin e tij.

Njoftimi i policisë greke:
Pas një hetimi të plotë nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Athinës pranë Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, e cila ka marrë përsipër dy raste dhunimesh (të tentativa dhe të kryera) ndaj dy femrave vendase, të kryera në orët e para të mëngjesit të orës 10. -23-2022 në zonën e Paleou Faliros u identifikuan detajet e autorit të dyshuar të krimeve të mësipërme.
Ndaj 45-vjeçarit të huaj është ngritur një dosje për dhunim të kryer dhe tentativë, dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim.
 
Back
Lartë