• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

A mund të shihet brenda vullkaneve?

...

Kontributor
LV
0
 

A mund të shihet brenda vullkaneve?​


Afar Etiopia 574x420

lg.php


Në çdo kohë, planeti ynë është i bombarduar me rreze kozmike. Janë grimca, veçanërisht protone, të cilat kanë energji të ndryshme dhe origjinë të ndryshme.

Ato vijnë nga Dielli, nga yjet, por edhe nga shpërthimet e supernovave dhe madje edhe nga fenomenet më ekstreme që ndodhin në galaktika të tjera, shkruan faja dedikuar shkencës, focus.it.
Këto rreze kozmike “primare” godasin bërthamat e molekulave të atmosferës së Tokës dhe formojnë kaskada të grimcave të tjera (rrezet dytësore kozmike), të cilat përmbajnë një sasi të madhe muonesh.
A mund të ”spiunohen” piramidat egjiptiane?
lg.php

Muonet janë grimca me ngarkesë negative dhe një masë mbi 200 herë më e madhe se ajo e elektroneve; falë masës dhe faktit që ata udhëtojnë pothuajse me shpejtësinë e dritës, ato kalojnë çdo gjë.

Mesatarisht, çdo minutë, çdo metër katror i sipërfaqes së Tokës goditet nga 10 000 muone. Për këtë, shkencëtarët përdorin muonet për të “parë” brenda vendeve të paarritshme, siç janë piramidat e mëdha egjiptiane.

Kjo teknikë quhet muografi: në praktikë është një lloj radiografie e bërë falë muoneve.
Tani një ekip ndërkombëtar studiuesish e ka përdorur atë për të parë disa nga vullkanet më të rrezikshëm në botë: nga Etna në Stromboli në Itali, Sakurajima japoneze në Soufrière e deri tek vullkani në Guadeloupe.

A mund të vëzhgohen vullkanet nga helikopteri ?

Strategjia, e eksperimentuar për herë të parë, ishte sjellja e një detektori muoni në një helikopter. Duke fluturuar në njërën anë të vullkanit, ata mblodhën grimcat që kishin hyrë në mënyrë tërthore në anën tjetër të malit, duke fotografuar atë që ishte në mes.

Këto kërkime janë shumë të rëndësishme për parashikimin e shpërthimeve pasi mund të hartohen liqenet dhe kanalet e lavës, lëvizjet e këtyre të fundit dhe të bëhen parashikime për shpërthimet.

"Balkanweb"
 
Back
Lartë