• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

A mund te perdoret Marijuana ne trajtimin e epilepsise ?

Juno

Kontributor
LV
0
 
Gazeta mjekesore Epilepsia ka botuar nje seri artikujsh ku hetohen perdorimi i marijuanes mjekesore dhe kanabidioleve te pastra ne trajtimin e formave te renda te epilepsise .

Muajin e kaluar Akademia Amerikane e Neurologjisë publikoi një rishikim të te gjitha provave qe dispononte për përdorimin e marijuanës për trajtimin e sëmundjeve te trurit . Megjithatë , përfundimi i tyre ishte se ka vetëm dëshmi te kufizuara për të mbështetur përdorimin e marijuanës mjekësore ne trajtimin e semundjeve me natyre nervore .

Keto konkluzione jane bere publike edhe ne new Epilepsia articles. Nje nga keto pershkruan nje rast studimi ku nje nene i perdor marijuanen mjekesore femijes se saj me sindromin Dravet – nje forme epilepsie e rende. Frekuenca e episodeve epileptike zbriti nga rreth 50 konvulsione ne dite ne 2-3 konvulsione ne muaj si rezultat i kesaj terapie zevendesuese

Forma e marijuanës e administruar nga fëmija është e njohur si ” Web Charlotte ” – një variant i marijuanes e cila ka perqendrim te larte ne canabidiol (CBD ) dhe perqendrim te ulur te Tetrahidrocanabinolit ( THC ) – i cili eshte agjenti primar psikoaktiv tek marijuana .

Familja jetonte në Denver , CO – një nga shtetet e Amerikes që kohët e fundit legalizoi marijuanën .Colorado njihet si “ Ground zero “ ne debatin per legalizimin e marijuanes ne Shtetet e Bashkuara.

Eshte botuar nje tjeter artikull ne serine e artikujve qe evidentojne vleren e canabidiolit ( CBD ) ne trajtimin e crregullimeve neurologjike sic eshte ankthi , skizofrenia , dhe epilepsia . Keto studime theksojne se eshte gjetur se CBD dhe THC kane veprim antikonvulsiv .

Dr Orrin Devinsky , drejtor ne Comprehensive Epilepsy Center ne NYU Langone Medical Center ne New York dhe Saint Barnabas Institute of Neurology and Neurosurgery ne New Jersey sqaron:

Ndërsa kanabisi është përdorur për trajtimin e epilepsise për shekuj me radhë , të dhënat nga 2 grupe kontrolli per CBT dhe THC mungojne . Kontrollet dhe studimet e grupeve te targetuara te epileptikeve si psh pacientet me sindromin Dravet dhe Lennox-Gastaut jane ne fazat e planifikimit .

Ka një nevojë kritike për terapi të reja , ” pohon Dr Maria Roberta Cilio , Drejtore e Kërkimeve të Epilepsise Pediatrike ne spitalin UCSF Benioff ne San Francisco . Sidomos nevoja imediate vihen re ne trajtimin e epilepsive medico rezistente tek femijet per te bere te mundur permiresimin e cilesise se jetes se tyre .

Ka shume interes ne efektin potencial mjekues te marijuanes mjekesore dhe CBD ne trajtimin e epilepsise . Ne do donim te kishim cdo evidentim nga pacientet , klinicistet , dhe profesionistet e tjere te mjekesise per te siguruar nje feedback sa me te plote mbi perdorimin dhe efikasitetin e perdorimit te marijuanes per kete qellim.
 
Back
Lartë