• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

A mund të martohem me dy burra?

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
perjetim-750x375.jpg



Në zemrën time kanë hyrë dy persona, për të cilët vuaj natë e ditë… Kur dal me njërin më shkon mendja te tjetri. Kur puthem me njërin më kap etja për tjetrin… E, kur kthehem në shtëpi mendoj për të dy, shoh ëndrra për të dy, shkruan F. F., nga Prishtina.

I pari

Nuk po mund ta marr me mend çfarë jam duke bërë, e që jam në lidhje të pandashme me dy meshkuj dhe të kem emocione të njëjta për të dy…
Dhe, sa e sa herë i bëj pyetje vetes: A ka vajzë tjetër që i do dy meshkuj si unë?
E, si nisi lidhja ime me njërin e si me tjetrin?
Një ditë vëllai im më tha se një shoqe e tij e kishte babanë pronar të një marketi të njohur në Prishtinë, së cilit nuk po ia përmendi emrin.
Më tha se kishin nevojë për punëtore. U gëzova shumë, vetëm e vetëm që të dilja nga burgu shtëpiak, sepse kishte kohë që e kisha kryer shkollën e mesme dhe punë nuk gjeja dot.

Në anën tjetër, thënë shkurt, thashë tash do më hapen edhe rrugët e fatit. Dhe, ashtu ndodhi, sepse që në muajin e parë të punës në lokalin tonë blinte vazhdimisht një djalosh me emrin Art, e që e njihte mirë shefi im.
Ai banonte në ndërtesën përballë marketit tonë. Arti sa herë që vinte të blinte, së pari më përshëndeste. Dhe, me kohë filloi edhe t’më pëlqej, sepse ishte i lezetshëm, komunikativ.
Por, të dyve na mundonte e njëjta gjë: nuk gjenim mënyrën se cili t’ia shprehnim i pari dashurinë…


Një ditë ai erdhi disa herë në ditë të blinte gjëra të ndryshme. I thashë se si nuk lodhej nga disa herë. Më tha nuk është vetëm blerja qëllimi i ardhjes sime këtu… Dhe, pas pak, më tha troç: “Unë më shumë po vij për ty!”.
U shtanga, ani pse e prisja një gjë të tillë…

Dhe, nga ajo ditë, pas çdo orari të punës, fillova të shkoja në banesën e tij, e që ndodhej përballë marketit tonë…
Thënë shkurt, Arti, që në ndejën e parë në banesën e tij, kërkoi të bënim seks, por unë, meqë isha e virgjër, i thashë se një gjë të tillë mund ta bëjmë vetëm kur të fejohemi…
Kjo bëri që ai edhe filloi t’i rrallonte ardhjet në marketin ku punoja, e unë vuaja për të…
I dyti
Dhe, derisa Arti i rralloi ardhjet në market, në jetën time filloi të zë vend edhe një djalosh tjetër, Andi, i cili filloi dalëngadalë të depërtojë në thellësitë e zemrës sime.
Por, edhe pse fillova ta dashuroja, nuk jepesha pas tij, sepse Artin, pra të parin, ende e mbaja në zemër, gjithashtu…
Një ditë, teksa Andi ishte ulur shumë afër meje dhe ma kishte kapur dorën, papritmas në market hyri Arti. Në çast më lëshoi trupi. Një rrëqethje e dridhi trupin tim…
Edhe ai u prish në fytyrë dhe shpejt e shpejt u kthye e doli jashtë. Të nesërmen erdhi përsëri dhe më pyeti kush ishte ai. I thashë: “Kur të mbushet mendja të fejohemi, eja e të tregoj për të!”.
Sidoqoftë, në mendjen time janë dy persona dhe për të dy vuaj njësoj, për të dy shoh ëndrra njësoj…
Nuk di si të veproj tutje…. Veç të martohem me dy burra bashkë… /Kosovarja/
 
Keto jane njerez te semure menderisht, nuk ka shpjegim tjeter.
Njeriu nje here dashuron ne jet, vetem nje here.
Dhe cuditem se si njerezit luajne me jetet e tyre dhe tjereve!
 
Back
Lartë