• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

A ju pëlqen zëri juaj kur e dëgjoni në regjistrime të ndryshme?

Jo bre.. Po t'me pelqente do kendoja e do beja beja duet me Sinan Hoxha @Milton ?
 
Nuk më pëlqen, më duket ndryshe dhe më i trashë se në realitet. Para 2 vitesh më duhet të bëja disa video-prezantime, ku të flisja përpara kamerës dhe t'i regjistroja, për disa kurse që po bëja. Në fillim u habita se si më dilte zëri, nuk më dukej si zëri im. Mendova se ishte faji i mikrofonit të kamerës, kështu që bleva një mikrofon me mebranë të llojit cardioid, me USB. Zëri tani dilte më i pastër, por prapë nuk më pëlqente. Mikrofoni me membranë është i pastër, por dhe shumë i ndjeshëm, kap çdo zhurmë rreth e rrotull.

Më vonë bleva dhe një mikrofon tjetër të llojit dinamik, që izolon zhurmat e jashtme dhe zërin e nxjerr më të hollë, por ka më pak volum. Në fund të kurseve dola me dy mikrofona të blerë. I kam dhe sot dhe i përdor ndonjëherë kur flas në Skype ose Viber. Të tjerët më thonë që dëgjohesh mirë dhe zëri u pëlqen, por unë vetë nuk e pëlqej.
 
Normal qe nuk na pelqen por te tjeret thone qe na pelqen 🤔
 
Mua me pelqen ai qe e degjoj nga brenda, ky tjetri ma shpif.
 
Po more shume seksi
 
Back
Lartë