• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

A ju intereson se cfare mendojne te tjeret per ju?

vetem njerzit e afert familja+shoqeria

nuk e di pse por e kam nje natyr te cuditshme sa i perket thashethemeve apo cfare mendojn tjeret, te them te drejten se kam ca koken kurr per ate pjese pervec se njerzit qe i kam per zemer normalisht se me intereson cfare mendojn prinderit, vllau, miqt e ngusht etc
Mirpo se kush me shan mbas shpine nuk e caj koken sepse jam e bindur po te me njihte me mire, do krijonte tjeter opinion kshu qe kjo eshte arsyja pse nuk me intereson.
 
Si s’me interesoka?!
Nese nuk ndodh kjo gje tek nje person i bie te kete probleme thellesisht te thella. :p
Ah se harrova, çfare mendojne idiotet nuk me intereson. lol
 
sa do qe themi sna intereson .fjala vret .sidomos kur behen thashetheme nga njerez qe ti i ke per zemer...
 
Me intereson kur mendimi eshte objektiv, nese eshte subjektiv jo
Nuk me prekin aludimet apo hipotezat....rendesi ka qe e njoh mire veten. Ia njoh edhe difektet edhe virtytet...
 
Dikur merzitesha madje qendroja gjithe naten pa gjume pse filani/ja ka kete mendim per mua.
Kurse tani qe jam me e rritur nuk kam pse te acarohem apo te merzitem.
Tek e fundit vetem lindim e vetem vdesim.
 
Edhe po edhe jo, te them te drejten ...... Varet nga situata , ambienti dhe njerezit .

Por ne pergjithesi .... e kalojme pa pasoja te renda edhe ne rastet negative .
 
Do ti qe as e kam vrare ndonjehere se cfare mendojne njerezia per mua... Mor po hic mos mendojne se ndihem i lumtur jashte mendimeve te tyre.
 
Eshte interesante se qysh ndryshojne mendimet e meshkujve nga te femrave, ne k'te teme . : )

Mos valle kemi te bejme me mentalitetin ne k'te rast, apo thjeshte rastesi ?
 
Njerezit qe si njof sme intereson se ca mendojn per mu

Por me intereson ca mendon familja dhe miqte e mi per mu :)
 
Definitivisht , jo!
 
Sigurisht që ka rëndësi dhe na intereson të gjithëve do thoja, përderisa ne jemi qënie socjale. Pastaj është mënyra se si i klasifikojmë mendimet e të tjerëve për ne: të drejta apo të gabuara, subjektive apo objektive, duke e analizuar edhe ne vetë situatën.
(Gjithmonë po flas kur mendimi i tjetrit jepet në mënyrë të drejtpërdrejtë, ku nuk bëjnë pjesë thashethemet dhe situatat e tjera ku unë nuk jam prezent.)
 
Nese une te kerkoj nje mendim per dicka, do e mar parasysh. Nese une nuk te kerkoj mendimin do te thote qe nuk te kam ne liste fare. Sa per mendimin e te tjereve nuk me ka interesuar kurre, se cfar mendon ti per mua eshte thjesht mendimi yt. Asgje me shume. Une jetoj jeten per vete dhe per ate cfar une jam, jo per te tjeret dhe per cfar ato mendojne. ?
 
Back
Lartë