• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

A jemi ne në dorë të fatit, apo fati është në dorën tonë?

Me kohërat që kanë ardhur duket sikur jemi në mëshirë të fatit
 
50/50
Sado që ne krijojm vet fatin ka raste ku jeta na dëshmon se jemi n dor të fatit.
 
Një ditë, logjika dhe fati, dy miq të ngushtë, udhëtonin në të njëjtën makinë.

Pasi kishin përshkuar pothuajse gjysmën e rrugës, u mbaron nafta. Me shpresë se do të gjejnë ndonjë strehë, ose të paktën do kalojë ndonjë makinë rrugës, u nisën për në këmbë, por pa dobi.

As strehë gjetën dhe as makinë nuk u erdhi. Të lodhur e të dërrmuar, qëndruan ta diskutojnë këtë muhabet.
Logjika tha:-Unë do vete të shtrihem rrëzë një peme të fle.

Kurse fati tha:-Jo, unë do të shtrihem mu në mes të rruges.

Logjika ia ktheu:-Çfarë thua more?! Je në vete?! A nuk ke frikë se të vjen makina e të shtyp?!?

Fati u përgjigj:-Jo, nuk do të flej veçse në mes të rrugës.

Dhe ashtu bëri, vajti u shtri sa gjerë gjatë. Pas një ore, vjen një kamion i madh, i ngarkuar dhe me shpejtësi të lartë.

Kur dalloi një person të shtrirë në mes të rrugës, ishte shumë vonë për të frenuar, prandaj e lakoi makinën dhe vajti u përplas për një peme.

Ishte pikërisht pema ku ishte shtrirë logjika duke fjetur. Sigurisht, logjika ndërroi jetë në çast, ndërkohë që fati jetoi.

E tillë është jeta miq. Ndonjëherë fati luan rol të madh në jetën e njerëzve, edhe pse është kundër logjikës.

Ndoshta, vonesa në një udhëtim është më mirë për ty. Ndoshta, humbja e një vendi pune është në interesin tënd. Ndoshta të privuarit nga mundësia për të lindur fëmijë është më e hajrit. Ndoshta, ajo që urren, është në favorin tënd.

Në fund të fundit, Ai, Zoti, di gjithçka, ndërkohë që ti dhe unë, kemi dije të kufizuar. Prandaj, mos e humb toruan nga ngjarjet e jetës, sepse, në dashtë Zoti, është në favorin tënd.

Mos u anko shumë se stresohesh, por lëvdo Zotin se lumturohesh! Te falenderoj o ZOT përderisa flemë pa qetësues dhe zgjohemi pa aparaturën e reanimacionit.

Mos e kthe kokën, se e kaluara të mban peng. Mos e zgjat për të ardhmen, se ajo të streson. Shih lart, se ke një Zot që të do.

ps.
Huazuar nga FB.
 
Jam ne dore te Zotit, i marr parasysh shkaqet,
 
Back
Lartë