• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

A ishte ky ushtaraku që bindi Ahmet Zogun të vriste kunatin?

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Nga Auron Tare

Arma e Xhandarmarise Shqipare eshte ndoshta nje prej kapitujve më të rëndësishëm të ushtrise shqiptare ne shekullin e kaluar.

E drejtuar me shume profesionalizem nga nje grusht oficeresh brianike ajo shume shpejt u kthye ne nje shkollë nga ku dolen nje sere oficeresh te shquar shqiptare qe do e sherbenin per shume vite ne formacione ushtarake.

Por si u themelua kjo arme dhe historia e saj ka humbur ne mjegullen e viteve duke zbehur disi kuptimin dhe rendesine e Xhandarmarise ne vendosjen e rendit publik.

Nga burimet e kohes dhe dokumentacioni jo i plote ne arkiva dihet deri diku se Zogu u interesua per nje berthame profesioniste ushtarake e pa ndikuar nga interesat e fqinjve. Modeli britanik kolonial me sa duket e ka terhequr Mbretin e ardhshem deri sa ai hodhi veshtrimin nga mundesia e sjelljes ne Shqiperi te nje grushti oficeresh britanike per te ndihmuar ne krijim e nje arme te xhandarmarise.

Si nje politikan ballkanik Zogu ishte i vetedishem se sjellja e britanikeve dhe besimi ne krijimin e xhandarmarise do te neutralizonte deri diku ndikimin e fqinjeve ne rendin publik.

Nga hulumtimi i dokumentave ne arkivin britanik me ra ne dore nje leter shume interesante e cila mund te sjelle sado pak nje ide me te qarte mbi rolin e Zogut por edhe te nje personazhi shume te njohur ne ato vite, i cili mund te konsiderohet edhe si themeluesi i Armes se Xhandarmerise Shqiptare, Frank Sterling.

Frank Sterling është britaniku i cili ne krye te shtabit te Lorencit te Arabise u bë nje prej drejtuesve të levizjes arabe, e cila rrezoi pergjithmone sundimin otoman ne Arabi duke destabilizuar te gjithe rajonin dhe duke i hapur rruge krijimit te nje sere shtetesh te kontrolluara nga britaniket te cilet sapo kishin zbuluar vajgurin.

Si per çudi edhe ne Shqiperine e vogel, zbulimi i vajgurit ne Mallakaster kerkesa e Anglo-Persian per kerkime nafte, interesimi britanik si dhe kerkesa e Zogut per oficere britanike u nderthurën çuditerisht me njera-tjetren.

Frank Sterling ishte nje ushtarak tipik kolonial britanik.

Kishte sherbyer ne shume prej Territoreve Britanike te Lindjes se Mesme dhe pasi ishte larguar nga drejtimi i nje prej territoreve palestineze, me sygjerimin e nje zyrtari te Larte te Sudanit kishte marre ftesën nga Qeveria Shqiptare e asaj kohe “per ta ndihmuar ne stabilizimin e situates se brendshme”.

Ardhja e kolonel Sterling ne Portin e Durresit dhe figura e tij me vone rrugeve te perbaltura te Tiranes se 20-s do te kete qene nje shfaqje mjaft argetuese per banoret vendas pasi koloneli gjithmone shetiste i shoqeruar nga qente e tij qe i kishte sjelle nga Anglia.

Nje detaj ky, i cili permendej me mjaft humor nga te gjithe ata qe e vizitonin familjen Sterling ne Tirane.

Në kujtimet e tij të hedhura ne leter ne nje moshe te shtyre te pleqerise se tij mesojme nje detaj shume interesant mbi fatin e themelimit te Xhandarmerise se famshme Mbreterore.

Me sa duket nga deshmia e kolonelit, Xhandermaria Shqiptare qe ne fillesen e saj nuk ka pasur mbeshtetjen e politikes britanike duke penguar edhe iniciativen e Zogut per te perfshire nje force te trete si arbiter midis ambicieve gjithmone e ne rritje te Italise dhe kurtheve dhe prapaskenave Jugosllave.

Koloneli shkruan se ka mbetur shume i zhgenjyer nga indiferenca e Qeverise Britanike per nje mundesi te shtrirjes se influences së saj në një vend me qeveri relativisht te re, e cila mund te kishte vendosur marrëdhenie preferenciale me britaniket duke siguruar edhe mbeshtetjen e tyre politike ne arenen nderkombetare.

Me sa duket e shqetesuar nga nje reagim serioz i Italise e cila mund te komplikonte rruget per ne Lindje, qeveria britanike ka refuzuar çdo perfshirje ne kete mision delikat te ndermarre nga koloneli Sterling, i cili cuditerisht kishte mundur te fitonte mbeshtetjen e atij per te cilet britaniket kishin frikë, Benito Musolinit.

Sterling mbeti nje protagonist i rendesishem edhe i ngjarjeve gjate Luftes se Dyte Boterore duke drejtuar per pak kohe Zyren e SOE ne Athine ku pregatiti disa grupe diversioniste per te sabotuar prapavijen italiane gjate Luftes me Greqine.

Me vone ne Stamboll ai ishte edhe nje prej personave kryesore qe u perpoq te krijonte Komitetin e Shqiptareve te Lire me qender ne Jeruzalem ku mblodhi disa intelektuale te rinj qe me sa duket i kishte njohur qe ne periudhen e tij te punes ne Shqiperi.

Koloneli Sterling ne pamundesi te vinte me ne Shqiperi ku me sa duket nga kujtimet e tija kishte deshire qe te blinte edhe nje shtepi u vendos perfundimisht ne Damask ku duhet te kete punuar ne favor te Zbulimit Britanik.

Aty nje skuader profesioniste i beri atentat ne banesen e tij duke e lene te plagosur rende.

Nuk dihet roli i tij ne planet anglo-amerikane te pas luftes ndaj Shqiperise por me sa duket nje gjenerate e re zbuluesish tashme ishin ne drejtim te operacioneve ndaj vendit per te cilin ai beri aq shume.

Ka shume mundesi te jete lene i qete ne shtepine e tij ne Damask i rrethuar nga librat, lulet qente dhe kujtimet e tij.




Në foto: Kolonel Sterling. Në foton tjetër, kryesore sipër, Sterling në moshë më të thyer gjatë shërbimit në Lindjen e Mesme


Pjesë nga kujtimet e kolonelit britanik Frank.W. Sterling, botuar sot në Dita

Me kerkesen e Ministrit tone ne Shqiperi zbarkova ne Durres ne Maj te 1923 se bashku me bashkeshorten time, vajzen Elspeth e lindur ne Palestine veren e kaluar, guvernanten e saj si dhe tre qente e mij.

Ahmet Beu u zgjodh President i Republikes. Ishte nje burre shume inteligjent i cili e filloi karrieren me qellimet me te mira per te reformuar administraten e vendit te tij. Ai e kuptoi qe gjeja e pare ishte krijimi i nje Shqiperie te sigurte dhe per kete qellim i duhej nje Xhandarmeri e Klasit te Pare.

Per kete arsye me dergoi ne Londer per te formuar nje ekip oficeresh Britanike te cilet do te krijonin Xhandarmerine e tij.

Kur une shkova ne Londer informova Qeverine e Madherise se Tij dhe saktesisht Sir Ayre Crowe, Nen Sekretari i Puneve te Jashteme mbi qellimin e ketij Misioni. Ai me degjoi me kujdes dhe me keshilloi qe te shkruaja te gjithe çeshtjen ne nje raport per t’ja derguar Sir Austin Chamberlain, Sekretari i Shtetit.

Une formulova nje raport sa me konciz mbi situaten ne Shqiperi si dhe per nevojen e madhe te krijimit te nje Xhandarmerie te trajnuar sa me mire si nje mundesi e madhe per te vendosur paqen ne Shqiperi. Nje Shqiperi ne paqe do te thoshte edhe nje paqe ne Ballkan. Gjithashtu shtova se Qeveria e Madherise se Tij nuk do te lejonte qe kete çështje ta merrte ne duar nje ekip oficeresh gjermane te Shtabit te Pergjithshem, të cilet do te vendoseshin ne zemren e Ballkanit.

Sir Austen ne fakt me ktheu pergjie duke me thene se nuk mund te me ndalonte te formoja nje ekip te tille por mund ta beja kete gje ne menyre te pavaruar nga Qeveria dhe se i kishte dhene urdher Ministrise se Luftes qe asnje ushtarak aktiv te mos perzihej ne kete mision.

Idiotesia e kesaj letre dhe e ketij vendimi me acaroi shume.

Nderkohe u ktheva per te takuar Sir Eyre Crowe ne Ministrine e Jashteme i cili me zgjati nje leter duke me thene: “Kjo do te te interesonte ta lexoje”.

Letra qe me zgjati ishte nje telegram personal i Musolinit per Sir Austen, i cili e falenderonte per kortezine e treguar duke i derguar atij letren e kolonel Sterling mbi çeshtjen e krijimit te nje Xhandarmarie Britanike ne Shqiperi. Une u habita qe nje Minister i Kurores mund te shkonte deri ketu duke i shpjeguar nje kryetari shteti tjeter se si kishte vepruar me nje oficer te Kurores Britanike.

Nuk e kuptova perse ai veproi keshtu pasi Sir Austen nuk me kishte takuar kurre dhe nuk me kishte degjuar asnje here mbi kete problem. Nëse ai do ta bente kete gje une do t’i kisha thene se ne fakt kete çeshtje une e kisha diskutuar me Duçen ne Rome kur e takova perpara se te vija ne Londer dhe pasi i shpjegova Musolinit avantazhin e Italise ne nje Shqiperi mike nen influencen britanike, kisha fituar aprovimin e tij per kete çështje.

Mendoj se qendrimi i Sir Austen kishte te bente me faktin qe kompania e madhe Anglo-Persiane ishte gati te firmoste nje kontrate per kerkime nafte ne Shqiperine e Jugut dhe kishte frike se mos zgjonte kundershtimet e Italise per kete problem.

Ahmed Beu më kishte nderuar duke me pasur si nje prej njerëzve të tij te besuar ne çështjet e rendesishme politike dhe duke filluar nga vera e 1926 une e keshillova ate qe meqenese ai ishte shume i dobet te rezistonte avancimin Italian dhe ate Jugosllav ne krahun tjeter ai duhej te behej mik me njerin prej tyre.

I theksova se nje miqesi me Italine ishte ne avantazhin e Shqiperise pasi do te perfitonte nga Italia para dhe teknologji te perparuar per zhvillimin e vendit por do te ishte gjithashtu me i rrezikshem duke pasur parasysh ambiciet italiane. Ndersa nga Jugosllavia nuk do te perfitonte asgje por do te hynte ne nje aleance ballkanike dhe do ti dukej Italise si nje front i perbashket.

Ahmet Beu pranoi ne princip argumentin tim por me tha qe nderi i tij e donte qe te fliste ne fillim me jugosllavet pasi ishin ata qe e kishin ndihmuar te vinte ne pushtet dhe ishin fqinjet e tij me te afert.

Pas ketyre bisedave propozimi iu dergua Qeverise Jugosllave per te formuar nje aleance per ndihme te dyanshme. Jugosllavet pa nje kendveshtrim afatgjate mbi kete çështje e hodhen poshte propozimin. Kater muaj me vone i njejti propozim iu be italianeve, te cilet e pranuan me kenaqesi te madhe dhe keshtu Pakti i Tiranes u firmos ne Nentor te 1926…




****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë.

Vijon nesër me një dëshmi vërtet mbresëlënëse të kolonelit Sterling ku ai pranon në ditarin e tij se planifikoi në bashkëpunim me Ahmet Zogun një nga vrasjet politike më të bujshme të kohës.

Sterling nuk e përmend emrin në ditar por nga rrethanat që përshkruan ka shumë mundësi që bëhet fjalë për vrasjen e kunatit të Zogut, Ceno Bej Kryeziu në 1927
 
Back
Lartë