• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

A e dini se varri i Jezu Krishtit ruhet nga dy familje myslimane?

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
jezu.jpg

Vendi më i shenjë i krishtërimit, kisha “Sepulchre” e cila ndodhet në qytetin e vjetër të Jerusalemit, ku mendohet se kishte qëndruar trupi i Jezu Krishtit, ruhet nga dy familje myslimane.

Mund të duket pasa e çuditshme, pasi sot në këtë vend mbizotëron devotshmëria, mirëpo historia e njeh si të larë me gjak, për shkak të mosmarrëveshjeve mes klerikëve.

Një marrëveshje unike e cila daton që nga shekulli i 12-të, thuhet se mbikëqyrja e kishës iu besua dy familjeve myslimane.

Familja Joudeh e mban çelësin e kishës ndërsa familja Nuseibeh hap dyert e kishësçdo mëngjes dhe i mbyll çdo mbrëmje.

Në një interviste për “CNN”, Adeeb Joudeh, i cili aktualisht mban çelësin e kishës, konsideron rolin e familjes së tij metaforë për tolerancë fetare.

“Për mua, burimi i bashkëjetesës për fenë Islame dhe atë të Krishterë, është Kisha e Shenjtë “Sepulchre” ka thënë Joudeh.

Ndërsa, Wajeeh Nuseibeh, në vitin 2005 ka treguar rolin paqeruajtës të këtyre dy familjeve.

“Si të gjithë vëllezërit, ata kanë problem ndonjëherë, duke iu referuar sekteve të krishtera rivale. Ne i ndihmojmë të zgjidhin mosmarrëveshjet. Ne jemi personat neutral në kishë. Ne jemi Kombet e Bashkuara. Ne ndihmojmë të ruhet paqja në këtë vend të shenjtë” ka thënë Nuseibeh.

Një javë më parë, për herë të parë ndër shekuj, disa studiues kanë larguar një pllakë të mermertë të ndërtesës rrumbullake, të njohur si Edicule, e cila gjendet në qendër të kompleksit. /albeu.com/
 
Back
Lartë