• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

A do të kalojë koha...?

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
Kjo botë në tërë është vetëm çështje kohe. Vetë jeta jonë është kohë. Ajo mund të përkufizohet vetëm në tre ditë; të djeshmen që ka kaluar dhe nuk kthehet, të sotmen që mund ta jetojmë, dhe të nesërmen që nuk e dimë nëse do e jetojmë.
Andaj, me kalimin e kohës do të kalojë çdo gjë që ndërlidhet me ne. Do të kalojnë problemet, sfidat, sëmundjet, sprovat, dhimbjet, vuajtjet, varfëria, papunësia, brengat, etj. Po ashtu, do të kalojë edhe lumturia, gëzimi, qetësia, pasuria, koha, angazhimi, puna, lodhja, etj.
Pra, së bashku me kohën do të kalojë çdo gjë që ndërlidhet me ne ashtu siç do të kalojmë edhe vetë ne.
Me kohën, do të kalojnë dhe do të ikin edhe njerëzit që kishim përreth vetes ose do të ikim ne që ishim në jetën e të tjerëve. Pra, pavarsisht nëse njerëzit, fjalët, veprat, gjësendet, emocionet, ndjenjat kanë qenë të mira apo të këqija, çdo gjë do të ikë dhe do të largohet me kohën.
E çka mbetet....?
E tërë ajo që mbetet është vetëm kujtimi, qoftë i të tjerëve për ne apo i yni tek të tjerët. Andaj, le të mundohemi që të lëmë kujtime të mira tek të tjerët dhe le të mundohemi që të nxjerrim kujtime të mira nga të tjerët.
Çdo gjë do të kalojë me kohë dhe nuk është problemi tek koha. Problemi është tek ne se sa do të jemi në gjendje që të durojmë derisa të kalojë koha...?
Andaj, për çdo gjë ka zgjidhje vetëm se duhet pakëz durim në mënyrë që ti japim kohë kohës për të kaluat...

(e huazuar)


317933380_5466549913474783_5838310611182011806_n.jpg
 
Po i referohem titullit te temes,normal qe koha do kaloj dhe po ajo kohe do veniti kujtimet e disave duke i bere te largeta,ne varsi te cdo individi do jen dhe kujtimet,disa nga ne do buzeqeshin lehtesisht ne imazhin e nje personi qe dikur e kan pasur pran,disa te tjere do jen te trishtuar nga imazhi qe nuk e kan me pran,disa do gezojn qe shpetuan,,dhe keshtu cdo gje do kaloj ne varesi te veprimeve dhe rendesis se kujtedo.
Hapat tona jan veprime ose plage,veprimet humbasin ne kujtime ndersa plaget len shenja qe nuk ikin kurre.
 
Ashtu si koha dhe ne kalimtare ... keshtu çdo gje e marrim qete ...çdo gje te miren e te keqen sepse sja vlen per asnje te merzitemi ...
babai im thonte : ‘ne kete jete bija ime jemi pikat e veses sa del dielli mbarojme‘..
 
Referim i titullit:

Po e tregoj nje histori te vertete:

Nje prind kishte nje djal pas 20 viteve martese femia i ti i vetem:
Dhe ate sigurisht qe e kishin Llastuar te gjith farefisi..

Por duke u rritur Cuni filloi dhe bente shum probleme borxhe e gjithcka ce i vinte ne dore,
1 dit babai morri nje drrase te madhe dhe filloi te nguliste Gozhda ne drrase:
pas disa kohesh Djali e pa drrasen te mbushur me gozhda dhe po i thot baibt:
Bab ma thuaj ca eshte k'jo drrase e mbushur me Gozhda ?
Babai po e shef djalin e ti me mallengjim dhe po i thot, eh more bir te gjtha jan keto problemet qe ti ja ke sjell ne shtepi babait tend te shkret, i cili sditi si ti njehte problemet ketu gjeta drrasen dhe gozhdat dhe ketu fillova duke ti numeruar problemet e tua te shumta qe mi ke sjellur ne shtepi.

Djali refektoi quditrishem per te mire, dhe filloi duke bere plane te mira,
Sa here qe bente plane te mira nxerrte nga nje Gozhde:

Babai e pa nje dite dhe i tha, Or bir ca ben ketu ?
Djali: Babi kam filluar te bej gjera te mira dhe sa here po bej gjera te mira po heq nga nje gozhde.

Babai: Or bir Gozhdat i heq por Vrimat ngelin!

Kshtu e shof definicionin e kesaj teme une.
 
Back
Lartë