• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

A do të jetë gati Ronaldo për finalen e Champions, ja përgjigja e Zidane

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
ronaldo-zidane-550x350.jpg
Zinedine Zidane ka konfirmuar se “Cristiano Ronaldo do të jetë 150% gati për finalen e Ligës së Kampionëve”. Ylli portugez u zëvendësua i lënduar gjatë barazimit 2-2 të fundjavës së kaluar, në “El Clasico” kundër Barcelonës, por do të luftojë për t’u përballur me Liverpool, tha trajneri i tij.

Zidane konfirmoi, gjithashtu, se pret që Dani Carvajal dhe Isco të jenë të aftë për ndeshjen kundër Liverpool, më 26 maj, në Kiev. Ronaldo pati një dëmtim në kyçin e këmbës, pasi shënoi herët në “Camp Nou”, ndaj u tërhoq nga loja pas gjysmë ore.

Ndërsa Zidane nuk parashikon një kthim të menjëhershëm për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, ai tha se nuk do ta prishë gjumin për çështjen e yllit të skuadrës që drejton. “Gjithkush do të jetë në rregull për finalen e Champions-it; Ronaldo, Isco dhe Carvajal, –pohoi francezi të martën.

– Cristiano u lëndua dy ditë më parë, por është i mirë, po ecën normalisht me rikuperimin. Askush nuk do të ketë ndonjë problem për finalen, të gjithë do të jenë në 150% të potencialit”.
 
Back
Lartë