• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

77 vjet pas tmerrit, gjendet “super arma” e Hitlerit, arkeologët e zbulojnë “të fshehur” në një fushë në Angli!

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1638138496535.png

Në një fushë në kent të Anglisë arkeologët zbuluan mbetjet e njërës prej atyre që konsideroheshin si “super armët” e Adolf Hitlerit.

Ekipi nga “Burimet për Hulumtime Arkeologjike”, po gërmonte një krater 14 metra të thellë dhe 38 metra të gjerë, kur zbuloi papritur armën në fjalë. Vëllezërit, Colin dhe Sean Welch, drejtuesit e projektit, thonë se bëhet fjalë për mbetjet e një rakete V2 të Hitlerit.

Pjesë e armës ishte mekanizmi ndezës, i cili përmbante oksigjen të lëngshëm dhe përzierje alkooli. ““Raketat hynin thellë në tokë në formë krahu, ndonjëherë me një trajektore rreth 70 gradë”, thonë ekspertët.

Mendohet se raketa lëvizte me një shpejtësi prej 3.000 km/h. “Raketat e tyre ecnin shumë shpejt. Po t`ju godisnin, s`do të merrnit vesh asgjë”, shprehet Sean. Mijëra raketa V2 janë lëshuar nga nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e vetëm në Britani kanë shkaktuar më shumë se 9000 vdekje.Disa pjesë të raketës V2 janë prodhuar në Çekosllovaki dhe në një fabrikë në Austri.

Raketa e gjetur do të pastrohet dhe do të restaurohet me përpikmërinë më të madhe, në një process që pritet të zgjasë disa muaj.

Burimi: Urbanlajme
 
Back
Lartë