• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

75 vjetori i zhdukjes së Ana Frank

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Oto dhe Edit Frank dhe vajzat e tyre, Margot dhe Ana, u larguan nga Gjermania naziste në 1933 dhe u vendosën në Hollandë.

Por deri në verën e vitit 1942, jeta për hebrenjtë në Hollandë ishte gjithnjë e më e ashpër. Ata u detyruan të mbanin yje të verdhë, ndërsa u ndalohej të kishin biznese, të udhëtonin në tramvaje, të uleshin në park, ose edhe të hipnin në biçikletë.

Në korrik të vitit 1942, pasi Margot 16-vjeçar mori një thirrje për të shkuar në një kamp gjerman pune, familja u fsheh në katet e sipërme të ambienteve të biznesit të Oto Frank në Amsterdam.

Atyre iu bashkua një familje tjetër, Auguste dhe Hermann van Pels me djalin e tyre Peter, dhe një dentist të quajtur Fritz Pfeffer.

Për më shumë se dy vjet ata mbijetuan në mënyrë klandestine në lagjet e varfëra të qytetit. Por, familjet hebre në Hollandë nuk ishin të sigurta. Amsterdami ishte plot me informatorë dhe zyrtarë nazistë. Për më tepër, mbizotëronte një dëshirë e madhe për t’i spiunuar hebrenjtë. Kështu, gati 100,000 hebrenj të Hollandës u dërguan në kampe shfarosjeje.

Megjithatë, edhe në gusht të vitit 1944, familja e Anës dhe miqtë e tyre akoma kishin guximin të shpresonin se qyteti do të çlirohej së shpejti nga Aleatët.

“Kam ndjenjën se miqtë po afrohen,” shkroi Ana në ditarin e saj. Më 4 gusht. Kjo ishte edhe fjalia e fundit. Shkrimet në ditarin e Anës u ndalën atë ditë.

Më 4 gusht 1944, Anne Frank dhe familja e saj u tradhtuan. Ata u arrestuar nga Gestapo dhe u dërguan në kampe përqendrimi.

Në një çantë në dhomën e gjumit të prindërve të saj Ana la dhe gjënë e saj më të çmuar, ditarin e saj.

Ditari që Ana e filloi vetëm disa javë para se familja e saj të fshihej është një prej dëshmive më të famshme të një lufte të çmendur.

e.ll./dita
 
Back
Lartë