• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

7 ‘sekrete’ për të rritur follower-sat në INSTAGRAM. Nuk do zhgënjeheni!

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
Screenshot_19-401x281.jpg
Instagrami po përjeton periudhën më të mirë të momentit dhe ka përdorues më shumë se çdo rrjet tjetër social. Ai tashmë është kthyer në fuqi në vetvete dhe një mjet marketingu mjaft i mirë, i cili numëron mbi 100 milion përdorues.

Sot pothuajse të gjithë ata që kanë Instagram duan që të kenë shumë aktivë dhe të numërojnë shumë follower-sa. Por për të arritur këtë nuk qenka dhe aq e lehtë si ne të gjithë mund të kishim menduar. Studimet na tregojnë se çfarë duhet bërë konkretisht që të këmi një Instagram aktiv dhe me follower-sa aktivë.

1.Bëjeni llogarinë tuaj publike

Nevoja për ‘request’ mund të largojë shumë përdorues. Shumë njerëz do t’ju ndjekin ju thjesht sepse ata kanë pëlqyer disa foto të rastësishme që ju keni postuar dhe do të kenë dëshirë të shohin më shumë prej jush.

  1. Bëni dhe ju follow

Nëse doni që njerëzit t’iu ndjekin dhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë për ta. Ideja më e mirë është të ndiqni përdoruesit që janë aktivë dhe që mendoni se ata do t’ju ndjekin edhe ju.

3.Profili juaj duhet të jetë i kuruar dhe i bukur

Fotot që postoni duhet të jenë të veçanta dhe jo ato që shohim rëndom nëpër Instagram. Një foto me cilësi të mirë, filtra të mirë. Këto duhen patur gjithmonë parasysh. Gjithashtu, përpiquni të vendosni edhe një mbishkrim të bukur.

4.Të postoni foto në kohën e duhur

Mbase se kishim menduar ndonjëherë por ka shumë rëndësi ora se kur ne postojmë foto. Sipas studimeve, koha më e mirë për të postuar foto është rreth orës 5-6 pasditë dhe ora 10 në darkë.Postimi në kohën e duhur do t’ju japë ekspozimin maksimal dhe vëmendjen, pasi është një orë kur të gjithë janë kthyer nga puna dhe kanë më shumë mundësi që përdoruresit të rrinë në Instagram.

5.Përdor ‘hashtags’

Janë shumë të rëndësishme! Hashtags përdoren për të organizuar fotografitë dhe për t’i ndihmuar përdoruesit t’iu gjejnë lehtë.

6. Përdorni filtra

Një nga gjërat kryesore në Instagram janë filtrat si dhe Instagrami të mbizotërojë me një filtër të vetme në mënyrë që të jetë më i rregullt dhe i bukur për syrin. Përdorimi i filtrave do t’i bëjë fotot tuaja shumë më tërheqëse dhe ju në këtë mënyrë do të përfitoni më shumë ndjekës. Pra mbani një Instagram të rregullt!

7.Jini të ndershëm me ndjekësit tuaj

Qëndroni ju dhe mos u mundohuni të shtireni si një person tjetër thjesht sa për të tërhequr sa më shumë follow. Mos u mundoni të postoni ndonjë gjë nëse nuk jeni tifoz ose nuk jeni të interesuar. Nëse dikush e kupton këtë, ju do t’i humbni ata.
 
Back
Lartë