• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

500 mijë dollarë për të tërhequr akuzat/ Gruaja zbulon çfarë i ofroi Nicki Minaj për të shpëtuar bashkëshortin

...

Kontributor
LV
0
 

500 mijë dollarë për të tërhequr akuzat/ Gruaja zbulon çfarë i ofroi Nicki Minaj për të shpëtuar bashkëshortin​



0_MAIN-Nicki-Minaj.jpg



Reperja Nicki Minaj dhe burri i saj, janë paditur nga një grua për të cilën Kenneth Petty ishte i dënuar për tentativë përdhunimi në vitin 1994.

Gruaja 43 vjeçe ka ngritur padi pasi pretendon se çifti u përpoq të ndryshojë dëshminë e saj, raportojnë mediat amerikane.

Petty vuajti katër vjet e gjysmë burg pasi u deklarua fajtor për tentativën e përdhunimit të adoleshentes në atë kohe.

Në padinë e ngritur në Gjykatën e Qarkut në SHBA për Rrethin Lindor të Nju Jorkut, gruaja pretendon se Minaj i ofroi asaj 500,000 dollarë përmes një ndërmjetësi në këmbim të heqjes dorë nga akuzat e saj kundër Petty.

Padia pretendon se, menjëherë pas arrestimit të Petty në vitin 2020, ndërmjetësi i dha reperes numrin e gruas. Minaj dyshohet se e ka thirrur dhe i ka ofruar ta dërgojë atë dhe familjen e saj në Los Angeles, por gruaja e refuzoi ofertën.

Sipas padisë, gruaja thuhet se i ka thënë Minaj: “Unë kam nevojë që ju të më kuptoni si gruaja-gruan, se kjo është ajo që ndodhi”. Disa ditë pas refuzimit të ofertës, gruaja pretendon se ajo dhe familja e saj u përballën me një sërë vizitash dhe telefonatash.

Gruaja tha se nuk kishte qenë në gjendje të punonte që nga maji i vitit 2020 “për shkak të depresionit të rëndë, paranojës, lëvizjeve të vazhdueshme, ngacmimeve dhe kërcënimeve” nga çifti i famshëm dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Padia, e cila kërkon dëmshpërblim të paspecifikuar, thotë se ajo po jeton e fshehur pasi ka frikë nga hakmarrja.

Ekipi ligjor i muzikantes ende nuk i është përgjigjur akuzave, thonë mediat amerikane.
Minaj dhe Petty nisën historinë e dashurisë në vitin 2018 dhe një vit më vonë njoftuan se ishin martuar. Çifti ka një djalë 11 muajsh.




n1.png








Top Channel
 
Back
Lartë