• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

5 të plagosur në xhaminë e rrugës së Kavajës, 34-vjeçari sulmon besimtarët

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
Një ngjarje e rëndë në kufijtë e një akti terrorist ka ndodhur në xhaminë e rrugës së Kavajës në Tiranë, ku një person ka sulmuar me thikë besimtarët brenda objektit të kultit.

Pesë besimtarë kanë mbetur të plagosur nga sulmi me thikë i Rudolf N. Nikollaj i datëlindjes 26.05.1987 nga Klosi, Burrel. 34-vjeçari goditi me mjetin prerës besimtarët duke plagosur 5 prej tyre.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë, duke bërë neutralizimin dhe prangosjen e autorit të dyshuar.

Të plagosurit janë Donald Koçi 35 vjeç, Saba Peposhi 22 vjeç, Maringlen Konja 24 vjeç, Kleon Jupaj 26 vjeç dhe Amri Tolaj 23 vjeç. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa autori Rudolf Nikollaj është dërguar në Policinë e Tiranës dhe po merret në pyetje.

Nga verifikimet rezulton se 34-vjeçari ka kryer një akt të tillë edhe pak kohë më parë. Në muajin Mars të këtij viti ka plagosur me thikë një 32-vjeçar pas një sherri mes tij dhe një personi tjetër në terminalin e autobusëve. Pas konfliktit fizik, Rudolf Nikollaj e goditi me thikë.

Imami Ahmed Kalaja: Shpresojmë që të mos ketë qenë ndonjë akt terrorist

Më tej Kalaja shpreson që kjo ngjarje të mos ketë qenë një sulm terrorist, por një akt i momentit nga personi që e ka kryer.

“Sot pasdreke nga ora 2 ka ndodhur një akt barbarie pranë xhamisë “Dine Hoxha”, një njeri i armatosurs ka goditur besimtarët brenda xhamisë, por ka goditur dhe njerëzit që kanë qenë në rrugë. Faleminderit Zotir që personi është arrestuar, situata është nën kontroll dhe nuk ka asnjë për t’u shqetësuar.

Shpresojmë që të mos ketë qenë ndonjë akt terrorist, por të ketë qenë një njeri me të meta mendore. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, shpresoj që për punë orësh xhamia do të kthehet në gjendjen e saj të mëparshme. Zoti i largoftë nga ne njerëzit me probleme dhe duan të prishin harmoninë e këtij muaji të shenjtë. Janë plagosur disa vëllezër nga stafi i xhamisë, por dhe disa që kanë qenë duke adhuruar Zotit. Policia ka reaguar në kohë“, shprehet Imami Kalaja. /tvklan.al

1618858272627.png
 
View attachment 94577
Ishte psikopat ky ?
 
Kur vriten Myslimanet Thone ishte i çmendur, po te ishte e kunderta do thonin Terroristi Musliman!

Mos fol ma shume se e prishe
 
Akt terrorist me nje biçak qe mezi qeron nje molle??
Po plagosjen qe kishte bere para nje muaji ne stacion autobuzi apo dhe ai akt terrorist??
Ku i gjeni kto teori aman.
 
Dallimi eshte se ne stacion ishte 1 person, ndersa ketu ishin me shume, edhe ate ne nje objekt fetar, gje qe sulmit i jep ngjyre tjeter, deshte apo s'deshte.
 
Para se te hynte xhami kishte tentu te godiste nje punetor picerie.
Nga njerez me probleme kto gjera priten.
 
Nuk ka rendesi, nuk e justifikon sulmin e tij ndaj te tjereve. Sado qe mundohesh ta zbutesh sulmin e tij nga ai terrorist, ne nje tjeter, kot e ke shoku. U mesuam me arsyetime te tilla, sic tha @centos , se po te ishte sulmuesi musliman ne nje kishe, nuk do te quhej i cmendur por terrorist apo ISIS.
 
Kur paska ndodh ne Shqiperi nje sulm ne kishe dhe ne e kemi quajtur ISIS?
Une spo mundohem te zbus asgje,dhashe nje mendim timin.Dhe sa per informacion,nje sulm terrorist nuk perfundon me 5 persona te gervishtur.
 
  • Pëlqej
Reactions: ABC
Kur paska ndodh ne Shqiperi nje sulm ne kishe dhe ne e kemi quajtur ISIS?
Une spo mundohem te zbus asgje,dhashe nje mendim timin.Dhe sa per informacion,nje sulm terrorist nuk perfundon me 5 persona te gervishtur.

Rilexoje prap, thash "Se po te ishte sulmuesi..."

Nese fjala latina "terreō" don te thote "frikesoj", atehere po, eshte sulm terrorist, pati gervishje apo nuk pati.
 
Dallimi eshte se ne stacion ishte 1 person, ndersa ketu ishin me shume, edhe ate ne nje objekt fetar, gje qe sulmit i jep ngjyre tjeter, deshte apo s'deshte.

E perse ngjyre tjeter mo qe e Beni qimen tra me k’te punen e fese ?
 
Rilexoje prap, thash "Se po te ishte sulmuesi..."

Nese fjala latina "terreō" don te thote "frikesoj", atehere po, eshte sulm terrorist, pati gervishje apo nuk pati.
Sulm terrorist per te frikesuar??
Per te frikesuar ata 150 besimtare qe pastaj e zgerdhine ne dru??
Skane kaluar 24 ore nga ngjarja dhe ne i mbyllem hetimet..."sulm terrorist".
 
Kane vene dore ne te Po k’to besimtare ????
 
Sulm terrorist per te frikesuar??
Per te frikesuar ata 150 besimtare qe pastaj e zgerdhine ne dru??
Skane kaluar 24 ore nga ngjarja dhe ne i mbyllem hetimet..."sulm terrorist".

Pse mos deshte t'i japim ca hurma t'ramazanit per sulmin qe e beri lol. Ur so funny !
 
Ahmet Kulla, mezini i xhamisë së Klosit është shprehur se Rudolf Nikollaj ka frekuentuar vazhdimisht xhaminë në Klos, por që prej disa kohësh nuk kishte shkuar më për shkak të sëmundjes. Ai e përshkruan si një djalë të mirë. “Ai ka qenë frekuentues i rregull i xhamisë

Psikopati ska qene terrorist.
 
Back
Lartë