• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

5 gjëra që nuk duhen bërë kur vendosni që të ndaheni

...

Kontributor
LV
0
 

5 gjëra që nuk duhen bërë kur vendosni që të ndaheni​


-785-0-5dae016015ff3.jpeg
5 gjëra që nuk duhen bërë kur vendosni që të ndaheni

Një histori dashurie që përfundon pothuajse gjithmonë shkakton dhimbje dhe vuajtje si tek ata që vendosin të largohen dhe tek ata që braktisen. Por kur keni vendosur që t’i jepni fund një marrëdhënieje, ju mund të shmangni disa sjellje të caktuara. Shpesh dëgjojmë histori dashurie që shkojnë keq dhe njerëz që braktisen pa minimumin e respektit, sikur koha që kanë kaluar bashkë të mos kishte ekzistuar.

Të mbyllësh një historie dashurie nuk është kurrë e thjeshtë, si në ato raste kur lidhja zgjat, por edhe në ato raste kur ajo është e shkurtër. Mund të provokojë dhimbje, të hapë plagë të së shkuarës dhe të krijohet ndjesia e braktisjes.

Nëse personi që keni qenë të lidhur është akoma i dashuruar me ju, nuk ekziston një mënyrë që ai të pranojë ndarjen, por ai që vendos të largohet, nuk duhet të bëjë disa sjellje të caktuara. Për këtë motiv, kemi menduar që tu japim disa këshilla se si të ndaheni në mënyrën më të mirë të duhur.

Si fillim jini të ndjeshëm!

Kur keni kuptuar se historia e dashurisë që ju jeni duke jetuar nuk mund të vazhdojë, gjëja e parë që duhet të bëni, është që pozicionoheni në rolin e partnerit dhe të pyesni veten se cilat janë ato gjëra që ju nuk do të donit që ai ose ajo të ua bënte. ثshtë e vërtetë që secili prej nesh është i ndryshëm, por ka situata që kushdo prej nesh do të ndihej keq dhe që gjithmonë duhen shmangur. Le të kujtojmë se para nesh është një qenie njerëzore me ndjenja: tashmë është e vështirë që ta pranojnë ndarjen dhe imagjinojeni se çfarë ndodh nëse nuk tregojmë pak ndjeshmëri.



Për të mos humbur kohë, le të vazhdojmë me 5 këshillat

1-Zhdukja pa lënë asnjë gjurmë

Gjeja më e keqe që mund të bëni nëse keni ndërmend që të ndaheni, është zhdukja. Për dikë duket diçka e pamundur, por ndodh shpesh një gjë e tillë. Prej frikës nga përballja, shumë prej nesh vendos që të zhduket. Kjo ndarje mbushet me plot dyshime dhe pikëpyetje dhe që shpesh përgjigjet nuk mund të gjenden edhe pas shumë vitesh. Kështu që është më mirë që të takoheni për herë të fundit, përpara se të vendosni për tu larguar.

2-Ndarja me një mesazh

Pak rëndësi ka nëse bëhet fjalë për një mesazh në telefon apo një pusullë e lënë mbi tavolinë. Kur përjetohet një histori dashurie, minimumi wshtw qw ju tw jepni shpjegime se pse duam që ta ndahemi. Këto veprime janë sinonime të pjekurisë dhe përgjegjësisë. Ndarja në forma të tilla janë sinonime të poshtërsisë.

3-Mes një shoku apo të afërmi

Një tjetër situatë që tregon papjekuri dhe pandjeshmëri është ndarja nëpërmjet një të afërmi apo shoku. Ju nuk duhet t’ia kërkoni këtë favor personit të tretë, duke menduar se po lehtësoni punën. Kështu që përballuni vetë më pasojat e ndarjes.

4-Të bëni gjithçka që partneri të ju braktisë

Nëse jemi ne ata që duam ta mbyllim historinë, është mirë që ta bëjmë pa krijuar skenarë apo situata që do e detyronin partnerin të largohet. Për fat të keq shumë njerëz nuk kanë kurajën që të ndahen dhe bëjnë gjëra të këqija që partneri të mërzitet dhe largohet.

5-Përpara miqve apo të afërmve

Nëse doni që të ndaheni në mënyrën e duhur, është e nevojshme që të evitoni zënkat në prani të miqve apo të afërmeve. Shmangni frazën “Mjaft, mori fund!’, sepse kështu do të vinit në siklet edhe miqtë tuaj apo të afërmit.


Bota.al
 
Back
Lartë