• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

29-vjeçarja që bënte solar për të nxirë trupin u diagnostikua me kancer, bën paralajmërimin e fortë

...

Kontributor
LV
0
 

29-vjeçarja që bënte solar për të nxirë trupin u diagnostikua me kancer, bën paralajmërimin e fortë​

0_PAY-Kennedy-News-and-Media.jpg


Një mama zbuloi se kishte kancer në lëkurë pas 3 muajsh nga nisja e solarit, marrjes së rrezeve dhe nxirjes artificiale Lucy Hartland, 29 vjeç, kishte provuar të gjitha llojet e produkteve për të nxirë lëkurën e saj, por asnjë prej tyre nuk i kishte dhënë asaj efektin e dëshiruar, kështu që ajo vendosi të përdorte solarin çdo ditë që nga Prilli i kaluar.

Mamaja “naive” nga Gloucester është shprehur: Unë nuk isha rehat në ngjyrën e lëkurës sime, doja të nxihesha sa më shpejt.

Tre muaj pas kësaj ajo dalloi një nishan të vogël në trup. Ajo shkoi tek një mjek i përgjithshëm, i cili e referoi atë tek një specialist i lëkurës në Gloucestershire Royal Hospital Hospital. Ata i bënë një biopsi dhe zbuluan se nishani ishte kanceroz dhe ajo kishte melanoma të fazës 1A.
Ajo i është nënshtruar një operacioni dhe tani Lucy tregon historinë e saj që të nxisë njerëzit që të mos jenë të fiksuar për të nxirë trupin e tyre.

“Unë thjesht doja të merrja një nxirje të trupit. Nuk kisha asnjë një ide për këto rreziqe, isha kaq naive. Tani melanoma është zhdukur plotësisht dhe kam bërë kontrolle çdo tre muaj, por duhet të jem shumë e kujdesshme në diell”.

Lucy ka bërë operacion dy herë, duke patur plagë të mëdha në këmbë, gjë që e pengon të veshë fund ose fustane. Tani është duke u rikuperuar, Lucy gjithmonë mban krem mbrojtës ndaj diellit dhe po u kërkon njerëzve që përdorin nxirjen artificiale ta shmangin sa më shumë.

“Vendosa të ndaj përvojën time sepse njerëzit nuk i kuptojnë rreziqet e saj, kjo mund të ndodhë me këdo. Nuk i mendoja rreziqet, nuk më interesonte nëse digjesha dhe kurrë nuk do të mendoja të përdor krem dielli. Tani vendos faktorin 50 në këmbë një herë në ditë. Këshilla ime është që të mos shkoni të bënin solar, nuk ia vlen të rrezikosh jetën tënde për një nxirje”, është shprehur Lucy.


/tvklan.al
 
Nese e ekzagjerojn nxirrjen e trupit me solare do jete rrezik per shendetin vertet edhe makinerit nuk jane gjithmone safe ?
Une pervete nuk i preferoj hic.
 
Duhen përzgjedhur rezet e duhura për lëkurën përkatëse dhe kujdes të veçantë njerëzit me shenja lindjeje. Rezet e diellit nuk janë më pak të rrezikshme.
 
jan te rrezikshme sepse jan nje marje ngjyre e imponuar jo natyrale.me mire me shku ne plazh me vaj ulliri e abronzan e mer ngjyre natyrale se sa me rreziku ashtu.
 
Back
Lartë