• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

28 telefonata nga Presidenti, cfarë e bindi Ronaldon të braktisë Realin për Juventusin

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
rONALDO2-554x350.jpg
Nga njëra anë qëndron Florentino Perez, raporti me të cilin është thyer në mënyrë përfundimtare, nga ana tjetër shfaqet Andrea Agnelli që e bënë të ndihet një personazh të rëndësishëm, siç në fund të fundit është. Një diferencë e madhe në mënyrën e komportimit, trajtimit dhe resektit të shfaqur që ashtu siç e përkufizon shtypi spanjoll e ka shtyrë portugezin Cristiano Ronaldo të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij. Me një ego të theksuar, gati gati narcist, talenti i fushës së blertë që ka mrekulluar dhe dominuar bashkë me argjentinasin Lionel Messi opinonin mbarëbotëror sportiv në dekadën e fundit duket se është bazuar në instikt për atë që përkon të jetë një vendim shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vetë lojtarit, por mbi të gjitha për një vendim që do të këtë një impakt shumë të madh për një nga kampionatet më prestigjioz e siç është Seria A, pasi një transferim i sulmuesit 33- vjeçar në Torino do ta ridimensiononte këtë kampionat duke i dhënë jetë dhe energji të re. Ndonjëherë është edhe çështje kimie dhe dihet që italianët kanë një aftësi të lindur me fjalën, duke ditur të jenë të bindës të palodhur dhe insitues në komplimente. Në rastin konkret këto karaktristika i ka shfaqur edhe Andrea Agnelli që në 28 telefonatat që i ka bërë CR7-ës e ka bindur atë vetëm me respektin e treguar ndaj tij. Tashmë nuk bëhet më fjalë për një çështje financiare, por elozhet e marra nga drejteusit e një klubi të madh si ai i Juventusit janë ato që kanë më shumë rëndësi për fenomenin që ka dhënë fjalën e tij, që vlen sa një firmë.

Cristiano Ronaldo shkruan e përditshmja Marca, është lojtari i tretë më i paguar në botë, shto këtu edhe përfitimin financiar nga sponsorët dhe reklamat, bilanci i tij mbyllet me një shifër që i kalon 100 milionë euro të ardhura në vit. Pra me pak fjalë lamtumira e tij nga Reali nuk është një çështje page, pasi ajo që e bindi Cristianon për transferimin në Itali është vetëm mënyra se si e trajtojnë atje.

“Cristiano dhe vetëm Cristiano Ronaldo është njeriu që mund ta bëjë një klub të madh dhe me histori si Juventusi akoma edhe më prestigjioz dhe të çojë në Torino trofeun e Champions Leagues”.

Ka qënë ky mesazhi i Agnellit për portugezin Cristiano Ronaldo që nuk do të përfitojë më shumë se 30 milionë euro neto në sezon tek Juventusi për katër vitet e ardhshme, po aq sa edhe paga aktuale tek Reali. Pra për Cristianon është thjesht çeshtje nderi, ndërkohë që për klubin italian mund të konsideroht një shpenzim i pazakontë, por që mund ta kthejë “Zonjën e Vjetër” në majën e futbollit europian./supersport

The post 28 telefonata nga Presidenti, cfarë e bindi Ronaldon të braktisë Realin për Juventusin appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë