• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

16 orë nga zjarri në magazinën e “Casa Italias”, roja që shpëtoi 20 persona ende i zhdukur

Raid

LV
0
 
Kanë kaluar 16 orë nga zjarri që përfshiu magazinën e qendrëstregtare “Casa Italia” dhe ende asnjë lajm për rojën që u fut brenda për të shpëtuar punëtorët. Arjan Sala, sipas informacioneve të para, ka ngecur brenda në magazinë dhe nuk dihet asgjë për gjendjen e tij.


Autoritetet kryesore e kanë të vështirë që të futen brenda në magazinë, pasi shtëllungat e dendura të tymit e kanë bërë të vështirë ndërhyrjen.


Roja e objektit, nuk u përgjigj në telefon familjarëve të tyre dhe ishte në punë në momentin e zjarrit. Xhaxhai i tij tha me lot në sy në një prononcim për mediat një natë më parë, se Sala ka shpëtuar 20 persona, ndërkohë që vetë nuk ia arriti të dilte. Ai tha më tej se tashmë shpresat i kishte tek zoti, pasi për të nuk kishte asnjë shenje jete.

Ambienti ku ka rënë zjarri ku ka qenë i mbushur plot me materiale, me rroba e dyshekë. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, por edhe kjo pistë akoma është e dyshimeve fillestare.
 

Attachments

  • -640-0-605c3a4930fd7.jpeg
    -640-0-605c3a4930fd7.jpeg
    26.5 KB · Shikuar: 0
Back
Lartë