• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë dhe 15 përgjigje që nuk i japim dot !!

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1. Sapo je kthyer në shtëpi dhe kur hyn brenda të pyesin:
- Erdhe?
(Jo, në rrugë jam akoma dhe nuk vij!)
2. Të marrin në telefon te numri i shtëpisë
- Hë mo në shtëpi je?
(Jo jam në arë duke lëruar tokat!)
3. Takohesh me një shok:
- Hë mo ku je?
(Te cepi matanë jam, te sytë që të dalin!)
4. Shkon në banjë dhe bën gati dushin:
- Do bësh dush?
(Jo e ndeza kot që të harxhojë ca drita)
5. Vishesh dhe bëhesh gati të dalësh, kur dëgjon:
- Po del?
(Jo, po provoj rrobat si më rrijnë mbas trupit)
6. Ha pjatën me gjellë që të është vënë përpara, kur të thonë?
- Të pëlqeu?
(Jo s’më pëlqeu po s’desha me të mërzit!)
7. I thua shokut që ke gjetur një të dashur dhe të pyet:
- E mirë është?
(Jo, po dal se e kam në vend të hudhrës!)
8. Vjen hidrauliku që ke kërkuar për lavamanin në shtëpi dhe e pyet:
- Për lavamanin erdhe?
(Jo, kam ardhë për të varur perdet e reja!)
9. Afër mesnate, vesh pizhamet a tutat, u thua njerëzve në shtëpi natën e mirë dhe shkon për në krevat dhe të pyesin:
- Po shkon të flesh?
(Jo, po shkoj të bëj beton te pallati që po ngrihet përballë!)
10. Ulesh në një lokal dhe vjen një shok:
- Këtu qenke?
(Jo, është hija ime, unë jam në Hënë!)
11. Shkon te karburanti, afron makinën te benzina dhe hap kapakun, kur të pyesin:
- Benzinë do?
(Jo, futi limonadë!)
12. Ke humbur çelësin dhe vjen dikush i shtëpisë pas nja dy orësh. Hap derën dhe të pyet:
-Paske mbetur brenda?
(Jo, isha duke studiuar derën si e kanë prodhuar!)
13. Të marrin nga darka në telefon, e hap e përgjigjesh dhe të thonë:
- Zgjuar je?
(Jo mo çne, jam duke folur përçart në gjumë!)
14. Je në divan përpara televizorit dhe të pyesin:
- Po sheh televizor?
(Jo po vras mizat dhe po vështroj yjet!)
15. Je sallaks (mëngjarash) (person që shkruan me dorën e majtë) dhe vë një firmë, kur të pyesin:
- Qenke sallaks?
(Jo m’u lodh e djathta e thashë t’ia fus me të majtën tashti!).
 
po ne te tjeret ca te themii ti I paske mar te gjitha????????
 
Back
Lartë