Gianluigi Buffon përfundoi kontratën e tij me Juventusin dhe bardhezinjtë po punojnë për të gjetur zëvendësuesin.Klubi bardhezi ka patur bisedime me Genovan për të sjellë në Torino, Mattia Perinin.
Genova kërkon rreth 14 milionë euro për lojtarin dhe bardhezinjtë janë të gatshëm t’i paguajnë. Të dyja palët patën një takim rreth 3 orësh, teksa nuk kanë komunikuar ende se çfarë vendimi është marrë për lojtarin.