• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

12 refugjatë sirianë vdesin nga i ftohti në Liban

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
liban2-401x285.jpg
Sipas zyrtarëve, numri i refugjatëve sirianë që humbën jetën nga i ftohti në stuhinë e dëborës në lindje të Libanit është rritur në 12.

Të shtunën, u gjetën edhe tre trupa të pajetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekurve në 12, tha një burim anonim nga Mbrojtja Civile e Libanit.

Midis të vdekurve ishin edhe tre fëmijë, ata pësuan ndërsa po përpiqeshin të kalonin në Liban nga Siria fqinje. Burimi shton se ekipet libaneze të Mbrojtjes Civile kanë arritur të shpëtojnë tre refugjatë.

Të premten, ushtria e Libanit njoftoi se nëntë refugjatë sirianë u gjetën të ngrirë deri në vdekje përgjatë kufirit libanezo-sirian.

Instituti Meteorologjik Libanez njoftoi se pritet që moti i ftohtë të përfundojë në fundjavë kur pritet mot me diell.

Disa pjesë të Libanit, përfshirë edhe Luginën Beqaa, ku jetojnë mijëra refugjatë sirianë, këto ditë janë përfshirë nga moti jashtëzakonisht i ftohtë dhe të reshje të dendura të borës.

Muajin e kaluar, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR) njoftoise numri i refugjatëve të regjistruar sirianë në Liban nga 1.5 milion ka rënë në rreth 998 mijë.
 
Back
Lartë