• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

11 bimët vdekjeprurëse që duhet t’u rrini larg

...

Kontributor
LV
0
 

11 bimët vdekjeprurëse që duhet t’u rrini larg, disa janë shumë pranë nesh​




Kur jeni jashtë në një natyrë të egër, ka shumë shanse që të sulmoheni nga bimë të rrezikshme.

Pavarësisht se të rriturit mund të jenë të kujdesshëm, fëmijët janë shumë kuriozë për të zbuluar gjëra të reja. Shumë bimë mund t’i kemi në shtëpinë tonë, por nuk e dimë se çfarë rreziku na kanoset.

Qëndroni vigjilent!

1​

fa5f1405723ec8cc199f6c6e0205f458.jpg

Lulja Castor Bean
Zakonisht ndodhet në zona tropikale dhe ka një pamje të pazakontë. Ajo është ndoshta bima më e rrezikshme në planet. Përmban substance shumë toksike, duke ngrënë 4 ose 7 nga atom und të shkaktojë vdekjen.

2​

557a98328ba96d5ca6da29fba5a886af.jpg

Lule Belladonna
Ndodhet në Afrikën e Veriut, Europë, në Jugun e Rusisë, Azi dhe në pjesë të Amerikës së Veriut. Mund të shkaktojë humbjen e orientimit dhe në disa raste edhe vdekjen.

3​

5806d810a6812a83d700f325c689ee07.jpg

Lule Rhubarb
Kultivohet në Europë, Rusi dhe SHBA. Mund t’iu shkaktojë djegie në fyt dhe në sy, gurë në veshka dhe diarre.

4​

6350595113ac79704b51e1d539b16f87.jpg

Lule Euphorbia
Mund ta shohim shpesh edhe nëpër shtëpitë tona. Llojet e tyre janë të ndryshme, disa duken si bar, ndërsa disa të tjera duken si lule.

5​

ee2607f50045d6fd67ff663fc7bbf0e4.jpg

Lulja Hogweed
Zakonisht ndodhet në masë të madhe në USA. Mund të shkaktojnë dhimbje nën rrezet e diellit. Nëse e prekni këtë lule, lajeni dorën shpejt me sapun dhe mos dilni në diell për të paktën 2 orë.

6​

a86d538b970522cf98f1ce7663c98db8.jpg

Lulja Jimsonweed
Ndodhet në Amerikën Veriore dhe Qendrore, Europë dhe në Rusinë e Jugut. Është e rrezikshme sepse mund të shkaktojë delir. Në disa raste koma ose vdekje.

7​

fb946f6275ba71426c822480cf63ce1b.jpg

Lule aconite
Ndodhet në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Përdoret për qëllime decorative. Në kohët antike, përdorej edhe në si helm. Është shumë toksike. Shkakton halucinacione dhe pastaj edhe vdekjen.

8​

fd0c35235790449e99712e74ec7e0dd7.jpg

Lule landër
Zakonisht ndodhet në zona tropikale. Përdoret shpesh si lule zbukurimi por që ka rreziqe për shëndetin.Përmban glycoside kardiake dhe mund të shkaktojë dhimbje koke, dobësi fizike, madje edhe vdekjen. Sipas legjendave, ushtarët e Napoleonit njëherë e filluan luftën e tyre duke përdorur këtë lloj lule, shruan CityNews. Ato u futën fshehtas në kamp dhe e shpërndanë këtë bimë. Në mëngjes shumë nga ushtarët e kundërshtarit nuk u çuan të gjallë.

9​

88103e574bdc154905179f8895bfb70f.jpg

Lule murrizi
Ndodhet zakonisht në hemisferën veriore dhe në Australi. Llojet më të dëmshme të kësaj bimë janë të kuqë dhe të zeza. Shkakton dhimbje koke, dobësi fizike, dhimbje të barkut dhe ndonjëherë mund të shkaktojë sëmundje kardiake.

10​

b4c8627fc4ea4e36676eac0c748abf69.jpg

Lulet e ujit
Ndodhet në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Rritet në ambiente me ujë në këneta dhe lumenj. Kjo lule ka aromë karrote dhe është një nga bimët më toksike në tokë. Ndonjëherë është e vështirë të dallohet dhe për këtë arsye qëndroni larg luleve të ngjashme në vende me ujë. Siptomat e helmimit mund të shkaktojnë depresion kardiak. Mund të shkaktojë edhe vdekjen. Rreth 100 ose 200 gram lëng nga kjo lule mund të vrasë edhe një lopë.

11​

845ae94059366bc1642dcbf0ffad4302.jpg

Lulet e verdha flutur
Disa nga këto lloj lulesh janë helmuese dhe të rrezikshme për njeriun. Përmban flluska që mund të shkaktojnë flluska në lëkurë. Nëse lulja iu prek padashje sytë mund t’iu shkaktojë verbëri të përkohshme
 
Back
Lartë