• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Vendi Ime.... :(

Poeti_Yjeve

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Ky s'është vendi im!
Këtu dita nuk bën dritë
E errësira po na mbytë!
Këtu jeta kot na shkon
Këtu s'ka peshë fjala jonë
Jemi t'huaj, n'vendin tonë!
Këtu, asgjë më s'na shkakton habi!
Kur shohim luftëtarin, tek jeton n'varfëri
Kur shohim fëmijën të mbetur jetim
Tek e zgjatë dorën e kërkon ushqim
Në këtë vend të mjerë, në këtë vendin tim!
Po ky, s'është vendi im! S'është atdheu im
A i thuhet atdhe atij, ku jeton në mjerim?
Ku gjysma janë pa punë, gjysma pa ushqim
Ndërsa gjysma tjetër në luks të shfrenuar
Në kurrizin tënd, në kurrizin tim!
Jo, jo! Ky s'është vendi im!
Unë s'mund ta shoh një fëmijë të mbetur jetim
I shtrirë në mes të sheshit, pothuajse i ngrirë
Tek kërkon lëmoshë, tek kërkon mëshirë
E lëre më fare, për një jetë më të mirë!
Jo! Ky s'është vendi që e dua unë
Por, nuk jam veç unë! Njësoj si unë janë shumë
Që ndihen si zog me krahë të këputur
Se vendi ku u rritën, e kaluan rininë
Çdo ëndërr i shuajti, çdo shpresë i ka humbur!
 
Lexojeni o miqet e mi
Me kujdes kete Poezi
Eshte per te miren tuaj
Ju them un miku juaj
.
Nese bie cohu perseri,
Nga miqte mos prit asnje,
Nuk do te gjendet njeri,
Do te largohen nje nga nje,
.
Degjome mua o mik i dashur
Ne veten tende krijo besim,
Jeta eshte e veshteri,
Kete mos e harro miku im.
.
Nese nuk ke fuqi te qendruosh ne kembe,
Qendro me dhembe,
Mos kerko te ndihmoje njeri,
Doren askujt mos ia shtri.
.
Vazhdoje udhen e jetes me mend ne koke,
Sigurisht ec me kembe ne toke,
Shpesh here nuk te do as i joti,
Kujto, gomarin nga balta e nxorri i zoti.
.
Nga te tjeret kush ka pritur,
Asgje nuk ka marre,
Sot askush zdo tja dije
Deri diten qe ka shkuar ne varre.
 
Le te permbyset bota
Une prap do vazhdoj
Me lotet e mi
Poezi pa fund do krijoj
.
Le mos te kete fletore
As boje per shkrim
Vargje me poezi
Do ti shkruaj mbi trupin tim
.
Une shkruaj e krijoj
Ndersa ti lexon e kopjon
Nje dite do te lodhesh
Kurse frymezimi im kurr s'mbaron
.
Kurre s'me arrin mua
As kurr mos pretendo
Dashuro genjeshtrat e tua
Se ti o njeri ate do.
 
Per Dike qe Ka ........

Doja që të fshihesha ,
të arretisesha nga kjo heshtje e mallkuar
I përlotur me dhimbjen
s'po shihja dot dy sytë e tu të shkruar
Doja që të ikja
për mua mos të kishte më kthim
Të zhdukesha bashkë me fatin tim
Por a mund ta harroj besën,
fjalën që dham ne dy
Se dhe po të vdisja, trishtim do lexoja në sy
Nata po më vret, por po më lë të gjallë
Ti ike , por jetës kurrë sdo ja bëj hallall
Më ndau nga ty, mjerim më ofroi
Më la lot në sy, vetëm të jetoj
E shpesh në ëndrrat e mia ti vjen me furi
Ëngjell i bukur më zgjo nga kjo vetmi
Por çdo gjë mbetet ëndërr se ti nuk je
Jeton në tjetër botë,
por të lutem më prit se dhe unë do vi atje...
 
Ju nga Vloraaaa o motraaaaaa skeni pas abetareeee vendi imeeee vendi joteeee.
Vendi im more qyp!! ?
 
Back
Lartë