• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Tharja e syve nga telefoni

...

Kontributor
LV
0
 
Tharja e syve nga telefoni/ Kujdesi që duhet të tregoni

u2-5.jpg

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syve është përdorimi i tepërt i telefonave celularë por edhe kompjuterave.

Tharja e syrit është shumë e parehatshme sepse shoqërohet me djegie. Syri ka tendencën të thahet në situate të caktuara ku përfshihen: udhëtimi me avion, ajri i kondicionuar, ngarja e biçikletës ose qëndrimi para kompjuterit.

Simptomat e Tharjes Së Syrit
• Shenjat dhe simptomat e tharjes së syrit janë si më poshtë:
• Kruarje dhe djegie e syrit,
• Sklepa në sy,
• Ndjeshmëri ndaj dritës,
• Ndjesia e të paturit një lëndë të huaj në sy,
• Lëngëzim të syve,
• Lodhje të syrit dhe mjegullim të shikimit.

Kurat Më Të Mira Natyrale Kundër Tharjes së Syrit
Ekspertët e AgroWeb.org sugjerojnë që njerëzit duhet të pasurojnë regjimin e tyre ushqimor me produkte që janë të pasura me acide yndyrore. Acidet omega-3 nxisin prodhimin e lotëve. Përpos ushqimeve, ekspertët rekomandojnë edhe disa produkte që mund të aplikohen së jashtmi.

Vaji i Arrës Së Kokosit
Ky vaj Lufton inflamacionin dhe ka efekt zbutës. Merrni dy-tre pika nga ky vaj dhe fërkoni zonën rreth syve për dy ose tre minuta. Prisni deri sa lëkura ta përthithë plotësisht dhe përsëriteni sërish.

Kastraveci
Për shmangien e kruarjeve dhe skuqjes së syrit, ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të mbani feta kastraveci mbi sy për rreth pesëmbëdhjetë minuta. Kastraveci është një burim shumë i mirë i vitaminës A që luan rol ushqyes për sytë.

Kosi
Kosi përmban vitaminat D, B dhe A. Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë ngrënien e kosit rregullisht dhe mundësisht çdo ditë. Ngrënia e kosit do ju ndihmojë kundër kruarjeve por do të ofrojë ushqyesit e duhur për shëndetin e syve.

Kompresa Me Ujë Të Ngrohtë
Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë gjithashtu që të mbani kompresa të ngrohta mbi sy për rreth 7 deri në 8 minuta. Ngrohtësia do të stimulojë qarkullimin e gjakut rreth syve dhe do të nxisë lubrifikimin e tyre./AgroWeb

Top Channel
 
Pas një kontrolli rutinë rezultoi që i kisha sytë e thatë dhe tani përdor lot artificial me vitamina.
 
Me duket se keshtu do e kem edhe une njerin sy.
Loti artificial rekomandohet shumë por nëse ke realisht probleme mos i lër pas dore
Unë kam vënë dhe syze këtë vit
Qëndrimi me ore te gjata para pc dhe telefonit dhe librave mi ka lodhur sytë.
 
Loti artificial rekomandohet shumë por nëse ke realisht probleme mos i lër pas dore
Unë kam vënë dhe syze këtë vit
Qëndrimi me ore te gjata para pc dhe telefonit dhe librave mi ka lodhur sytë.
I djathti sikur me mjegullohet po nuk kam tension sysh fatmiresisht. Telefoni te lodh me se shumti por nuk jam bere mbare per nje vizite te mjeku.
 
mos keni perde?
kte tharjen e sive e kam dhe un ca vjet u be tani..mar perdite lote artificiale por i mar pa preservant se thone jan me te shendetshem per syt ..apo skushtojn...
ajo doktoresha syve me dhe alamet shprese kur me tha do i perdor ter jeten?
 
Inshallah te kalon se dhe mjeket gabohen.
Te rekomandoj edhe mjket popullor se shpesh here ata zgjidhin halle aty ku deshton mjeku.

Vetem te njeri sy e kam dhe shpresoj te jet vetem prej lodhjes nga telefoni. Nqs po do bej nje pushim te gjate. Marr nje cel me butona.
 
me mire perdor computer per forumin..esht big screen lodh me pak syt...
per te bere biseda perdor tel megjithse dhe watssup etc mund ti perdoresh ne computer me sa kam par
 
me mire perdor computer per forumin..esht big screen lodh me pak syt...
per te bere biseda perdor tel megjithse dhe watssup etc mund ti perdoresh ne computer me sa kam par
Po por eshte bere ves telefoni. Aq shume saqe dhe ne banjo nuk hym pa telefon. Me mire nje Ipad se ka big screen dhe e merr me vete se me cel na dolen syt
 
Back
Lartë